Limoni, së bashku me llojet e tjera të agrumeve, posedojnë vlerë unike ushqyese.
Përveç që janë të pasura me vitaminë C, limonët kanë edhe lëndë ushqyese të tilla si vitaminë B6, kalcium, bakër, mangan, magnez, fosfor, kalium, acid pantothenik dhe tajaminë, transmeton Gazeta Shneta.
Për të pasur përfirime më të mëdha shëndetësore ju duhet të konsumoni të gjithë limonin dhe lëvozhgën.
Ndihmon në humbjen e peshës
Lëvorja e limonit përmban sasi të larta të plifenoleve, mikronutrietëve që ofrojnë një numër përfitimesh shëndetësore për trupin e njeriut. Studimet tregojnë se polifenolet përmirësojnë rezistencën ndaj insulinës dhe janë të dobishme për zhvillimin dhe mbajtjen e peshës së shëndetshme.
Mund të ndihmojë në luftimin e kancerit
Studiuesit nga Universiteti i Hon Kongut, treguan se lëvorja e limonit mund të luftojë kancerin.
Përmirëson sistemin imunitar
Limoni rrit vlerat ushqyese tek trupi i njeriut. Limoni përforëcon sistemin imunitar pasiqë vitamina C posedon veti të forta imunologjike.
Përfitimet e tjera
Rrit hekurin në trup
Redukton simptomat e lidhura me asmën
Zvogëlon rrezikun e diabetit, sëmundjeve të zemrës dhe mbipeshës
Shërben si një burim i shkëlqyer i energjisë
Redukton dhimbjen duke ulur inflamacionin. /GazetaShneta/