Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Humbja e dëgjimit mund të lidhet me një të tretën e rasteve të demencës, sipas një studimi të ri

Jetë 27/06/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i ri tregon se humbja e dëgjimit mund të jetë përgjegjëse për deri në një të tretën e rasteve të demencës tek të moshuarit.

Hulumtimi, i publikuar në “JAMA Otolaryngology–Head & Neck Surgery”, përfshiu gati 3,000 persona të moshës 66 deri në 90 vjeç dhe zbuloi se 66% e tyre kishin humbje dëgjimi, ndërsa 8% zhvilluan demencë gjatë periudhës mesatare 6.5-vjeçare të ndjekjes, shkruan burimi Health News transmeton Gazeta Shneta.

Përmes një metode epidemiologjike, studiuesit arritën në përfundimin se 32% e rasteve të demencës mund t’i atribuohen humbjes së dëgjimit. Megjithatë, përdorimi i aparateve të dëgjimit tregoi vetëm një lidhje modeste me rrezik më të ulët për demencë.

Ekspertët theksojnë se, edhe pse nuk ka prova përfundimtare se aparatet e dëgjimit parandalojnë demencën, ato janë të dobishme për cilësinë e jetës dhe shëndetin e përgjithshëm. Humbja e dëgjimit mund të çojë në ngarkesë kognitive më të madhe, izolim social dhe depresion – të gjitha këto faktorë të njohur rreziku për zhvillimin e demencës.

Gjithashtu, mund të ketë lidhje biologjike mes dëgjimit dhe trurit: humbja e dëgjimit mund të ulë aktivizimin nervor, të ndikojë në strukturën e trurit dhe të përshpejtojë proceset degjenerative. Prandaj, trajtimi i humbjes së dëgjimit mund të luajë një rol kyç në ruajtjen e funksionit kognitiv tek të moshuarit. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakNjë test gjaku mund të parashikojë rikthimin e simptomave tek pacientët me sklerozë multiple
Artikulli i rradhës Kur prodhimet vendore kushtojnë më shumë se ato të importit

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.