Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Një test gjaku mund të parashikojë rikthimin e simptomave tek pacientët me sklerozë multiple

Jetë 27/06/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një test i ri gjaku që mat nivelet e një proteine të quajtur neurofilament i lehtë (sNfL) mund të ndihmojë në parashikimin e rikthimit të simptomave tek pacientët me sklerozë multiple (MS), sipas një studimi të paraqitur në Kongresin e Akademisë Evropiane të Neurologjisë në Helsinki.

Studiuesit zbuluan se nivelet e sNfL në gjak rriten ndjeshëm deri në një vit para një rikthimi, tek pacientët që nuk kishin simptoma në atë moment, shkruan burimi Health Day transmeton Gazeta Shneta.

“Këto të dhëna mbështesin fuqishëm idenë që sNfL ka potencial real për t’u përdorur në monitorimin rutinë të MS-së,” tha udhëheqësja e studimit Maria Martinez-Serrat nga Universiteti Mjekësor i Grazit.

MS ndodh kur sistemi imunitar sulmon mielinën, mbështjellësen mbrojtëse të nervave, duke shkaktuar dëmtime të pakthyeshme në lëvizje, shikim, humor dhe kujtesë. Shpesh, pacientët kalojnë në periudha të qetësisë, mes episodeve të përkeqësimit.

Studimi, që analizoi të dhëna nga 162 pacientë përreth 10 vjet, tregoi se nivelet e sNfL mund të shërbejnë si sinjal paralajmërues vetëm gjatë periudhave të qetësisë. “Kur dikush është në një rikthim aktiv, nivelet e sNfL janë tashmë të larta për shkak të dëmtimit të vazhdueshëm nervor,” shpjegoi Martinez-Serrat.

Megjithatë, testimi mund të parashikojë rrezikun vetëm për një periudhë deri në një vit dhe duhet përdorur bashkë me biomarkues të tjerë për të ndërtuar një pamje më të plotë të rrjedhës së sëmundjes. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakStudimi tregon se shtatzënia mund të ofrojë mbrojtje kundër COVID të zgjatur
Artikulli i rradhës Humbja e dëgjimit mund të lidhet me një të tretën e rasteve të demencës, sipas një studimi të ri

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.