Humbja në peshë është një nga mënyrat më efektive për menaxhimin e diabetit të tipit 2, një sëmundje ku trupi nuk kontrollon si duhet nivelet e sheqerit në gjak.
Megjithatë, arritja dhe ruajtja e humbjes së peshës mund të jetë e vështirë, ndaj gjetja e një mënyre që i përshtatet jetës së përditshme është shumë e rëndësishme, shkruan burimi Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.
Një studim i ri nga Kina, i prezantuar në konferencën ENDO 2025, tregon se disa forma të kufizimit të energjisë, përfshirë dietën 5:2 (5 ditë ushqim normal dhe 2 ditë me kalori të ulëta), ngrënien me kufizim kohor dhe kufizimin e vazhdueshëm të kalorive – ndihmojnë në humbjen e peshës dhe përmirësimin e kontrollit të sheqerit tek personat me diabet dhe obezitet.
Sipas studiuesit kryesor, Haohao Zhang, të gjitha këto metoda janë efektive sepse reduktojnë marrjen totale të kalorive, që është çelësi për përmirësimin e kontrollit të glukozës (HbA1c) dhe humbjen e peshës.
Megjithatë, kufizimi kur dy ditë në javë konsumohet shumë pak energji tregoi rezultate pak më të mira në uljen e sheqerit në gjak gjatë agjërimit, përmirësimin e ndjeshmërisë ndaj insulinës dhe uljen e triglicerideve.
Këto rezultate tregojnë se reduktimi i kalorive, pavarësisht nga metoda, është i rëndësishëm për trajtimin e diabetit tip 2 dhe mbështet rekomandimin që secili të zgjedhë mënyrën më të përshtatshme për veten. /Gazeta Shneta/


