Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

I nxehti përvëlues godet Italinë: tri viktima, temperatura deri në 41°C

Lajme 04/07/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Italia vijon të përballet me një valë të paprecedentë të të nxehtit, me temperatura që arrijnë deri në 40-41°C në disa rajone dhe me një ndjesi përvëluese lagështie që e bën jetesën thuajse të padurueshme.

Asfalti “shkrihet”, ndërsa punëtorët në ambiente të hapura përballen me kushte të rrezikshme për shëndetin.

Deri më tani, janë raportuar tre viktima nga i nxehti: dy në Sardenjë dhe një në Xhenova. Për shkak të situatës alarmante, INPS (Instituti Kombëtar i Sigurimeve Shoqërore) u ka komunikuar kompanive se mund të kërkojnë kompensime për ndërprerjen e punës për shkak të kushteve ekstreme, në rastet kur temperaturat kalojnë 35°C.

Në Milano, për të përballuar valën e të nxehtit, autoritetet kanë vendosur që në tarracat e famshme të Duomo-s të ngrihet një qendër mjekësore emergjente për turistët, nga data 1 korrik deri më 15 shtator, çdo ditë nga ora 12:00 deri në 17:00 – në orët më kritike të ditës.

Sot, 20 qytete italiane janë në nivelin maksimal të alarmit të kuq për të nxehtin. Megjithatë, nga fundjava pritet një përmirësim i pjesshëm i situatës në Veri të vendit, ku priten reshjet e para dhe një ulje e ndjeshme e temperaturave. Në Qendër dhe Jug, klima do të mbetet për momentin e qëndrueshme dhe me diell.

Por vala e të nxehtit nuk po kufizohet vetëm në Itali. E gjithë Europa Jugore po vuan nga temperaturat ekstreme. Në Spanjë, mbi 100 persona kanë humbur jetën nga e shtuna për shkak të të nxehtit, ndërsa në Greqi situata është dramatike: ishulli i Kretës është përfshirë nga zjarre masive të nxitura nga erërat e forta, duke detyruar evakuimin e banorëve dhe turistëve, përfshirë edhe shtetas italianë.

Autoritetet paralajmërojnë qytetarët të shmangin qëndrimin në diell gjatë orëve të pikut, të konsumojnë shumë ujë dhe të qëndrojnë në ambiente të freskëta. Vapa ekstreme pritet të zgjasë edhe për disa ditë në pjesën më të madhe të rajonit.

Artikulli paraprakTeknologjia: Si një aplikacion mesazhesh po përmirëson shëndetin publik në Kinë?
Artikulli i rradhës QMF-ja boshatiset, banorët e fshatit Softaj ngrihen në protestë

Ju sugjerojmë

Moti sot me diell, vranësira, vende-vende me reshje shiu

21/07/2026 Lajme

Gjendje alarmante në Gostivar, mbi 3.100 raste me simptoma helmimi

20/07/2026 Lajme

“Një fëmijë dërgohet në QKUK”, Spitali i Pejës jep detaje për të lënduarit nga aksidenti në Istog

20/07/2026 Lajme

Përfundon me sukses kursi i parë i Lidershipit për Sëmundjet Kronike Jo-Ngjitëse në Kosovë

20/07/2026 Lajme

OBSh: Evropa mbetet prapa në rregullimin e inteligjencës artificiale në spitale

20/07/2026 Lajme

Mediat në RMV: Mungesa e shenjave në autostradën e papërfunduar Shkup-Bllacë, fatale për tre kosovarët

20/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.