Tencent Health ka integruar funksione të avancuara me inteligjencë artificiale në aplikacionin e famshëm ‘WeChat’, për të përmirësuar qasjen në kujdes shëndetësor në Kinë.
Përdoruesit mund të rezervojnë termine, të marrin konsultime përmes telemjekësisë dhe të shfletojnë informacione për shëndetin dhe barnat, shkruan burimi Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.
Sipas udhëheqësit të Tencent Health, Dr. Alex Ng, kjo teknologji ofron alternativa më të sigurta sesa kërkimi i informacionit të rastësishëm online, veçanërisht kur pacientët marrin rezultatet e analizave në të njëjtën kohë me mjekun.
Dr. Ng thekson se digjitalizimi rrezikon të thellojë pabarazitë, por AI mund të ndihmojë duke ofruar mjete të sakta për interpretimin e të dhënave shëndetësore, gjithmonë me paralajmërimin se nuk zëvendësojnë mjekun.
Sipas tij, duhet pranuar se edhe AI, ashtu si barnat, nuk është i pagabueshëm. Sfida qëndron në përcaktimin e kufijve të pranueshëm të gabimit dhe në rregullimin e përdorimit të AI sipas kontekstit shoqëror dhe kulturor, i cili ndryshon nga Kina në Evropë apo SHBA. /Gazeta Shneta/


