Një foshnje e vogël e gjinisë femrore ishte detyruar të operohej vetëm një orë pas lindjes si pasojë e një problemi të rrallë me të cilin kishte lindur ajo, problem i cili kishte qenë lindja me zemrën e saj jasht trupit shkruan Independent UK transmetonn Gazeta Shneta.
Kjo foshnjë i ka mbijetuar operacionit për shpëtimin e jetës së saj dhe që mendohet të jetë operacioni i parë i këtij lloji i kryer në Angli.
Vanellope Hope Wilkins ishte diagnostifikuar me problemin Ectopia Cordis nëntë javë pas shtatzënisë në një ultrazë i cili tregoj që zemra e saj dhe një pjesë e barkut janë zhvilluar jasht trupit të saj.
Kirurgët në Spitalin Glenfield, një qendër spitalore në Leicester, fillimisht menduan që do të ishte e pa mundur ta shpëtonin Vanellopen. Kirugët rekomanduan një lloj dështimi tek prindërit e saj pasi që shansat e shpëtimit ishin shumë të vogla, më pak se 10%, por nëna e Vanellopes, Naomi Findlay u tha atyre se për të kjo nuk ishte zgjidhje.
”Kisha parë një të tillë në jetën e festusit rreth 20 vite më parë por ajo shtatzëni ishte përfunduar para kohe” u tha ajo. ”E kam bërë një kërkim në Google, siç bëjnë të gjithë, dhe më shumë kërikme për literaturë por nuk u informova aspak, sepse nuk ka shumë informata dhe rastet janë të gjitha të ndryshme” shtoi ajo.
Sidoqoftë pas tre operacioneve për të vendosur zemrën e saj brenda gjoksit dhe duke krijuar një kafaz artificial të brinjëve dhe një sternum, ajo besohet të jetë tashmë rasti i parë i trajtuar me sukses në rastet e problemeve me ectopia cordis në Angli.
Babai i saj, Dean, tregoj se mjekët u kishin thënë që 10 minutat pas lindjes ishin kruciale për jetën e saj. ”Çfarë doktorët thanë ishte se, kur foshnja të lindë ajo duhet të mund të frymojë oksigjenin tonë”. ”20 minuta kaluan dhe ajo përsëri lëvizte kokën, kjo na bëri shumë të gëzuar” përfundoi ai.
Çifti e kishin emëruar atë Vanellope sipas një karakteri të një filmi nga Disney, Wreck It Ralph. ”Aty, Vanellope në film është shumë kokëfortë dhe kthehet në një princeshë ë fund, kështuqë kjo i shkonte shumë bebes time” tha nëna e saj.
Doktorët thanë se shëndeti i saj për momentin është në gjendje normale përveç problemit me zemër por që nuk mund të jenë kurrë të sigurt.
”Prognoza varet nga niveli i rrezikut të problemit dhe nëse ka anomali të tjera, por trajtimi duhet të fillohet menjëherë pas lindjes”. ”Jemi shumë të lumtur që kjo foshnjë i shpëtoj një operacioni të tillë dhe i dëshirojmë gjithë të mirat” përfunduan ata.