Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

I vdiq nëna nga kanceri, vite më vonë zbuloi diçka madhore në luftën kundër kësaj sëmundjeje

Jetë 19/07/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shkencëtarit amerikan Harold Varmus i kishte vdekur nëna nga kanceri i gjirit më 1971.

Vite më vonë, ai bashkë zbuloi “origjinën qelizore të onkogjeneve retrovirale”, një zbulim që ndryshoi rrënjësisht mënyrën se si kuptohej lidhja midis viruseve dhe kancerit – zbulim ky që shënoi një pikë kthese në të kuptuarit e bazave molekulare të kësaj sëmundjeje dhe kontribuoi në krijimin e terapive molekulare më të avancuara.

Kjo gjetje përfaqësonte fazën fillestare të zhvillimit të trajtimeve të targetuara dhe të personalizuara për kancerin, si dhe çeli perden ndaj horizonteve të reja në studimin e profileve molekulare të llojeve të ndryshme të kësaj sëmundjeje.

Mirëpo, Varmus, në një intervistë për Klan Kosovën, nuk e redukton as motivin e as krenarinë e punës së tij në përvojën që kishte pasur me humbjen e nënës nga sëmundja të cilën ai e luftoi më pas nga frontet e shkencës. Për të gjithçka nis dhe përfundon me detyrimin moral ndaj komunitetit global.

“Po e sqaroj që në fillim: nëna ime ka vdekur nga kanceri i gjirit përpara se unë të bëja ndonjë kërkim për kancerin. Shikoni, mendoj se njerëzit e lidhin veten me këtë çështje, dhe problemi i kancerit në një familje është një problem shumë emocional”, ka thënë Varmus në KultOra të Klan Kosovës.

“Por nuk është diçka që unë e kam lidhur drejtpërdrejt me punën time të përditshme në kërkimet për kancerin. Do të ishte tepër e vështirë ta bëja këtë, sepse nëna ime vdiq në vitin 1971, kur unë sapo po filloja të punoja me virusin Rous Sarcoma”.

“Ngjau që disa vite më vonë fillova të punoja me një virus që shkakton kancer të gjirit, të njëjtin lloj kanceri nga i cili vdiq nëna ime. Këto çështje i mora përsipër sepse ishin shkencërisht interesante dhe të rëndësishme, dhe mendoja se ishin fusha ku mund të jepja një kontribut të vërtetë. Por nuk ishin çështje që i mora përsipër vetëm sepse nëna ime kishte pasur kancer të gjirit”.

“Mund të ketë ndikuar në motivimin tim, por nuk mund të ndjekësh këtë lloj pune vetëm me qëllimin për të bërë diçka për dikë, në këtë rast, për dikë që ka vdekur tashmë”.

Ai është i kujdesshëm me fjalët edhe për sa i përket ndjenjës së krenarisë, duke e lidhur sërish me një motiv më të madh se sa ai i predikamentit familjar.

“Mendoj se do të ndihesha krenar për punën që kemi bërë, pavarësisht nëse nëna ime do të kishte apo jo kancer. Kështu e shoh unë. Njerëz të tjerë mund ta shohin ndryshe. Është ndryshe nëse ke të bësh me një sëmundje shumë të rrallë”.

“Ka shkencëtarë që kanë ndjekur sëmundje që kanë prekur familjet e tyre dhe që janë unike për ato familje. Kjo është një situatë tjetër. Unë isha i motivuar për të studiuar kancerin shumë përpara se të dija që nëna ime kishte kancer gjiri. Ishte një problem i rëndësishëm njerëzor dhe një problem për të cilin mjetet shkencore, të sapozhvilluara, ishin të përshtatshme për të kuptuar natyrën e kësaj sëmundjeje të zakonshme njerëzore”.

Artikulli paraprakUnioni i Shoqatave të Infermierëve: Në Maqedoni mungojnë 6 mijë infermierë, në proces punësimi janë 240
Artikulli i rradhës Klinika e Onkologjisë pritet të furnizohet me barna që si kishte deri më tani

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.