Qeveria zvicerane ka planifikuar kufizme të reja për të parandaluar rritjen e numrit të rasteve të infektimit me Covid.
Sipas njoftimit, qeveria ka vendosur të kërkojë çertifikatën e vaksinimit në grupe prej 10 ose më shumë persona shkruan BBC, transmeton Gazeta Shneta.
Përpos kësaj, maskat do të jenë të obligueshme në hapësirat e brendshme dhe gjithashtu personat e pavaksinuar do të punojnë nga shtëpia.
Qëllimi i marrjes së këtyre vendimeve është në uljen e transmetueshmërisë së virusit.
Mirëpo, në spitalet e ndryshme numri i pacientëve të hospitalizuar është çdo ditë në rritje.
Deri më tani, janë identifikuar dy raste me variantin e ri, Omciron, në Zvicër./Gazeta Shneta/