Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) është anëtarësuar në Asosacionin Europian të Shëndetit Publik (EUPHA), një prej rrjeteve më të rëndësishme profesionale dhe shkencore të shëndetit publik në Evropë.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili ka theksuar se EUPHA është organizatë e mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe përfshin 72 anëtarë nga 36 vende të rajonit evropian.
Sipas Vitisë, ky anëtarësim përbën një hap të rëndësishëm për Kosovën, pasi forcon prezencën e vendit në arenën ndërkombëtare dhe krijon mundësi të reja për bashkëpunim profesional dhe shkencor në fushën e shëndetit publik.
Ai ka shtuar se përmes kësaj anëtarësimi, ekspertët e IKSHPK-së do të kenë mundësi të përfitojnë nga përvoja evropiane dhe të kontribuojnë në aktivitetet shkencore të këtij rrjeti. /Gazeta Shneta/


