Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

IKShPK-ja me ushtrim për gatishmërinë në emergjenca të shëndetit publik

Lajme 30/09/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës në bashkëpunim me ministrinë e Shëndetësisë dhe institucionet e tjera, mbështetur nga Zyra e OBSh-së, ka mbajtur ushtrimin multisektorial SimEX lidhur me gatishmërinë në emergjenca të shëndetit publik.

Sipas njoftimin të IKShPK-së, qëllimi i këtij ushtrimi ka qenë testimi i planit të veprimit për parandalimin, gatishmërinë, reagimin dhe rimëkëmbjen për pandemitë me patogenë respiratorë (2024-2026), i cili është hartuar në dhjetor 2023 dhe është aprovuar nga MSh-ja në korrik 2024.

Ky plan është hartuar mbi bazën e mësimeve të nxjerra nga pandemia COVID-19 dhe vlerësimeve të bëra si: Rishikimi i brendshëm e veprimit për COVID-19 (IAR) dhe vlerësimit të jashtëm të përbashkët (JEE).

“Qëllimi i ushtrimit SimEX (në tavolinë) ishte që të bëhet testimi dhe vlerësimi i mekanizmave të koordinimit dhe komunikimit multisektorial në kuadër të planit të gatishmërisë; Përforcimi dhe qartësimi i roleve dhe përgjegjësive ndërmjet subjekteve të shumta dhe palëve të interesit brenda planit; Identifikimi i mundësive për përmirësime në mekanizmat e reagimit ndaj patogjenëve respiratorë; Vlerësimi i kapaciteteve të komunikimit të rrezikut dhe angazhimit të komunitetit RCCE (përfshirë menaxhimin e informacionit) të planit dhe; Vlerësimi i nxitësve për përshkallëzimin dhe de-përshkallëzimin gjatë fazave operacionale të planit”, thuhet në njoftim.

Artikulli paraprakMjeku i Javës, Prof. Ali Lahu: Artrititi reaktiv si entitet i spondilartropative seronegative
Artikulli i rradhës Kosova iu bashkua shteteve tjera për Ditën Botërore të Zemrës

Ju sugjerojmë

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme

Time Kadrijaj i bashkohet sfidës së Burim Ramadanit, e kryen narko-testin

21/07/2026 Lajme

U dërgua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, vdes turistja 30-vjeçare në Vlorë

21/07/2026 Lajme

IHMK: Pasdite mund të ketë stuhi afatshkurtra, rrebeshe dhe mundësi breshëri

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.