Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mjeku i Javës, Prof. Ali Lahu: Artrititi reaktiv si entitet i spondilartropative seronegative

Mjeku i javës 30/09/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Artriti reaktiv është gjendje autoimune e cila lajmërohet si kundërveprim ndaj një infeksioni diku tjetër në organizëm.

Shkruan: Prof.ass. Dr Ali Z. Lahu internist- reumatolog

Kryemjek në Kl. e Reumatologjisë- ShSKUK.

Kryetar i SH.R. të Kosovës.

Është spondiloartropati seronegative që pason një infeksion urinar, gastroenteral apo nazofaringeal, shoqëruar zakonisht me :

HLA  B27  pozitiv dhe ANA e FR negativ, sakroiliit të njëanshëm dhe artrit të  nyjeve periferike, zakonisht: artikulacionit të gjurit dhe atij talokrural.

-Në cilat mosha haset më shpesh?

E hasim në mes moshës  20- 40 vjeçare.

Sëmundja zakonisht fillon  me pengesa urinare, apo gastroenterale, më pas lajmërohet artriti dhe fare në fund konjunktiviti.

Cilët janë shkakëtarët e artritit reaktiv?

Shkaktarët e  Artritit reaktiv janë të shumtë.

Ata i ndajmë në tri grupe:

  1. Shkaktarët klasikë
  2. Shkaktarët e rinj
  3. Shkaktarët e mundshëm

Si bëhet diagnostikimi?

Diagnoza  vendoset duke filluar nga:

  1. Ekzaminimi fizik
  2. Klinika
  3. Kriteret diagnostike
  4. Laboratori
  5. Ekzaminimet imazherike
  6. Ekzaminimet mikrobiologjike
  7. Ekzaminimi i lëngut sinovial etj.

Nga cilat sëmundje duhet diferencuar artritin reaktiv?

Artriti reaktiv duhet diferencuar nga:

1.Artriti reumatoid seronegativ

2.Spondiliti ankilozant

3.Ethet reumatike

4.Artriti bakterial

5.Artriti urik

6.Artriti psoriatik

7.Artriti juvenil idiopatik dhe

8.Sindroma Löfgren

Cilat janë parimet e mjekimit ?

Parimet e mjekimit të artritit reaktiv janë tre:

  1. Mjekimi dhe eradikimi i shkaktarit të infeksionit
  2. Mjekimi i artritit(ARJS)
  3. Mjekimi dhe prevenimi i artritit kronik agresiv (DMARDS dhe substancat biologjike).

Mjekimi fillohet me antireumatikë josteroidë (zakonisht Indometacinë, ibubrufen etj).

Nga stadi i zhvillimit të sëmundjes varet:  lloji, doza dhe kohëzgjatja e terapisë.

Në fazën akute te rastet e rënda lejohet përdorimi afatshkurtër i kortikosteroideve me veprim të gjatë në mënyrë lokale, kurse përdorimi sistemik është i diskutueshëm.

Me izolimin e shkaktarit, në bazë të antibiogramit, fillojmë menjëherë me antibiotikë të cilët i përdorim deri në eradikimin e plotë të shkaktarit.

Në cilët antibiotikë janë të ndjeshëm shkaktarët e Artriti reaktiv?

Zakonisht shkaktarët e deritanishëm të artritit reaktiv janë të ndjeshëm në:

  1. Makrolide
  2. Kinolone
  3. Tetraciklina (shkaktarët urogjenitalë)
  4. Penicilina
  5. Aminoglikozide
  6. Cefalosporina dhe
  7. Sulfonamide (shkaktarët gastrointestinalë dhe nazofaringealë)

 Cilat substanca farmakologjike veprojnë në fazën kronike të sëmundjes?

Në rastet kronike, posaçërisht te pacientët me ndryshime në lëkurë dhe thonj, barëra të  zgjedhura janë:

–  Metothrexati në dozë 15 mg, një herë në javë.

– Azathioprina 1-2 mg/masë trupore, është treguar i suksesshëm pas 4-8 javësh.

Te pacientët me klinikë të rëndë të sëmundjes, e shoqëruar edhe me gastroenterit, aplikimi i Sulfasalazinës ka dhënë rezultate të mira në dozë prej 2-3 gram në ditë/masë trupore.

Manifestimet  jashtëartikulare në lëkurë dhe sy, trajtohen në bashkëpunim me dermatologun dhe oftalmologun.

Kur nuk arrihet suksesi i dëshiruar, atëherë rezultate të mira jep edhe:

– ETANERCEPTI  jepet në dozë 50 mg. subkutan si bllokator i TNF-së. Merret një herë në javë

– INFLIXIMABI

në dozë 3-5 mg/masë trupore, në  javën e parë, pas dy javësh doza e dytë dhe pas 1 muaji – doza e tretë, për të vazhduar pastaj çdo 8 javë.

– TOCILIZUMABI

Është antitrup i humanizuar i interleukinës 6. Mund të jetë opsion në rastet refraktare në terapinë me modifikues të sëmundjes dhe ARJS.

– SECUKINIMABI

Njihet si frenues i inerleukinës 17. Ka treguar rezultate të mira në dy raste, ku anti TNF preparatet nuk kanë dhënë rezultatet e duhura pasi kishim të bënim me artrit kronik agresiv të formës së rëndë. Përndryshe efekti i tij te artriti psoriatik është i mirë.

Ky bar te Artriti reaktiv është në shqyrtim e sipër.

Cila është prognoza e sëmundjes?

-Në 35% të pacientëve me Artrit reaktiv, sëmundja për 6 muaj deri në një vit, kalon në gjendje të qetësisë dhe asnjëherë nuk recidivon.

-Në 35% të rasteve tjera, sëmundja mund të recidivojë, kurse në 25% ataku inicial asnjëherë nuk ka remision.

-Mbetja prej 5% u takon deformiteteve që mbesin nga kjo sëmundje.

Po roli i terapisë fizikale , cili është në këto raste?

Terapia fizikale ndikon pozitivisht në përmirësimin e funksionit të nyjeve. -Ushtrimet janë me vlerë në forcimin e muskujve periartikular, ngase rrisin fleksibilitetin e nyjeve dhe zvogëlojnë shtangimin e tyre.

-Artriti reaktiv, të shumtën e herave ka një prognozë të mirë quoad vitam et quoad functionem!

Artikulli paraprakVdekje e dyshimtë në Prishtinë, një person gjendet pa shenja jete në banesën e tij
Artikulli i rradhës IKShPK-ja me ushtrim për gatishmërinë në emergjenca të shëndetit publik

Ju sugjerojmë

Mjeku i Javës – Dr. Valon Hamza: Si ndikojnë temperaturat e larta në sistemin tretës

16/07/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës – Dr. Ramadan Halimi: Kur ankthi maskohet si sëmundje – simptomat që ngatërrojnë pacientët

06/07/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës: Dr. Zarife Rexha flet për rrezikun nga temperaturat e larta për pacientët me sëmundje kardiovaskulare

29/06/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës: Dr. Albana Bislimi Krasniqi flet për rëndësinë e dhurimit të gjakut dhe sfidat e furnizimit me gjak në Kosovë

22/06/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës: Dr. Rreze Serhati-Morina flet për sëmundjet e tiroides, simptomat dhe rëndësinë e diagnostikimit në kohë

15/06/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës – Dr. Osman Ramadani: Sëmundjet kardiovaskulare, faktorët e rrezikut dhe rëndësia e parandalimit.

08/06/2026 Mjeku i javës
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.