Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKShPK) ka publikuar një video që tregon se si qytetarët mund të ndajnë përvojën e tyre në institucionet shëndetësore.
Pacientët mund të skanojnë QR-kodin e vendosur në hapësirat e institucioneve dhe të përgjigjen në disa pyetje që synojnë matjen e kënaqshmërisë së tyre me shërbimet e ofruara. Plotësimi i pyetësorit elektronik është anonim.
“Video paraqet mënyrën e skanimit të QR-kodit dhe plotësimit të pyetësorit elektronik në institucionet shëndetësore, si pjesë e projektit të përbashkët të IKShPK-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë për matjen e kënaqshmërisë së pacientëve,” thuhet në njoftimin e IKShPK – së.



