Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka sqaruar për Gazetën Shneta metodën të cilën e kanë përdorur për të zbuluar nëntë rastet me variantin Omicron në Kosovë.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik para tre ditësh njoftoi se varianti Omicron i virusit Sars-Cov-2 tashmë ka ardhur edhe në Kosovë. Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare detektoi këtë variant në nëntë mostra pozitive, shkruan Gazeta Shneta.
Gazeta ka pyetur IKSHPK-në me çfarë metode ka realizuar këtë analizë, dhe Instituti ka treguar se është përdorur një kit shtesë specifik për detektimin e variantit Omicron.
“Detektimi i varianti Omicron (5.1.1.529) te SARS-CoV-2 ne mesin e 22 mostra pozitive ne SARS-CoV-2 eshte kryer me Real Time PCR kit qe detekton ne menyre specifike dy variacionet ne Spike proteinen e SARS-CoV-2 (S371L dhe S373P) qe lidhen me variantin Omicron (B.1.1.592). Keto kite jane siguruar permes zyres se OBSH-se per Europe dhe testimi dhe interpretimi eshte kryer sipas protokolit te punes nga prodhuesi TIB-MOLBIOL, Gjermani”, kanë deklaruar nga IKSHPK.
Përveç mostrave të analizuara në laboratorin e IKSHPK-së, ky institucion ka dërguar mostra pozitive edhe në Gjermani në laboratorin “Eurofins” përmes programit të Qendrës Evropiane për Parandalimin e Sëmundjeve.
Në “Eurofins” janë dërguar mostra më datën 20 dhjetor dhe rezultati i tyre pritet të arrijë në Kosovë në javën e parë të janarit. /Gazeta Shneta/