Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ilaçet antipsikotike janë të përshkruara në recetë te njerëzit me demencë më shumë seç duhet

Jetë 22/09/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Studiuesit thonë se njerëzve me demencë kanë të ngjarë t’iu përshkruhen ilaçe antipsikotike shumë shpesh dhe në mënyrë të papërshtatshme.

Medikamentet antipsikotike ka të ngjarë të përshkruhen dhe keqpërdoren te njerëzit me sëmundjen e Alzheimerit dhe demencat e lidhura me to, të cilët marrin kujdes shëndetësor në shtëpi, shkruan Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.

Kjo është sipas një studimi të ri, të publikuar në “Journal of the American Geriatrics Society”, i cili arrin në përfundimin se ky përdorim mund të çojë në rezultate më të këqija te pacienti.

Studiuesit shikuan informacione për 6,684 persona të moshës 65 vjeç e sipër, të cilët morën kujdes nga një agjenci e kujdesit shëndetësor në shtëpi në Nju Jork në vitin 2019.

Ata raportuan se njerëzit me sëmundjen Alzheimer ose demencë të lidhur kishin më shumë se dy herë gjasa të përdornin antipsikotikë sesa ata pa këtë gjendje – 17% kundrejt rreth 6%.

Medikamente antipsikotike dhe demenca

Vetëm disa medikamente antipsikotike janë autorizuar për të trajtuar simptomat e lidhura me demencën.

Megjithatë, disa mjekë përdorin barnat jashtë etiketës për të trajtuar simptoma të tilla si agjitacioni, agresioni dhe psikoza, të cilat ndonjëherë janë simptoma të sjelljes apo atyre psikologjike të demencës.

“Antipsikotikët nuk konsiderohen si një trajtim i linjës së parë për njerëzit me demencë me probleme të sjelljes,” tha Dr. David Merrill, psikiatër geriatrik në Kaliforni, i cili nuk ishte i përfshirë në studim.

“Shpesh me të drejtë përshkruhen në spital pas një lëndimi apo sëmundjeje për delirium dhe konfuzion dhe më pas vazhdohen në shtëpi. Pacienti mund të ketë nevojë për mbështetje në shtëpi, por jo më shumë mjekim,” shtoi ai.

“Kur përshkruhen antipsikotikë, mjeku duhet të jetë vigjilent për menaxhimin,” vuri në dukje Dr. Merrill.

Autorët e studimit raportuan se të moshuarit me Alzheimer ose demencë të lidhur me të, të cilët përjetojnë ndonjë nga këto kushte më poshtë, kanë më shumë gjasa t’u përshkruhen ilaçe antipsikotike si:

– Kufizimet në aktivitetet e jetës së përditshme.

– Marrja e më shumë medikamenteve.

– Duke pasur simptoma të sjelljes ose të atyre psikologjike.

– Të jetuarit vetëm.

Mjekimi antipsikotik mund të ketë efekte negative serioze, të tilla si goditje në tru dhe vdekje të papritur kardiake, kur u jepet të moshuarëve me demencë.

“Antipsikotikët priren të ngadalësojnë një person dhe të shkaktojnë ngurtësi dhe paqëndrueshmëri, duke rritur rrezikun e rënies”, tha Dr. Merrill.

Antipsikotiku më i përshkruar në studim ishte quetiapina, një ilaç i miratuar për të ndihmuar në menaxhimin e simptomave të skizofrenisë, çrregullimit bipolar dhe çrregullimit të madh depresiv. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakKeni kaluar një atak kardiak, ja se si mund të ndihmojë rehabilitimi kardiak
Artikulli i rradhës Apendiciti akut dhe kronik: Shkaqet, simptomat dhe trajtimi

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.