Në një studim klinik të pacientëve me sëmundjen e Parkinsonit në fazën e hershme, një agonist i receptorit GLP-1 tregoi rezultate premtuese në reduktimin e aftësive motorike të dëmtuara të lidhura me Parkinsonin.
Shkencëtarët kanë zbuluar se një ilaç që përdoret zakonisht për trajtimin e diabetit të tipit 2 mund të ndihmojë në reduktimin e zhvillimit të përkeqësimit të aftësive motorike te njerëzit me Parkinson në fazën e hershme, sipas gjetjeve të një studimi të ri të botuar në “The New England Journal of Medicine”, shkruan burimi Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.
Studimi i cili ishte i rastësishëm, dhe i kontrolluar me placebo, ndoqi 156 pjesëmarrës në Francë, diagnoza e Parkinsonit të të cilëve ishte vendosur brenda tre viteve të fundit dhe ishin në një regjim të qëndrueshëm mjekimi për të trajtuar simptomat dhe të cilët nuk kishin ende rënie të theksuar të aftësive motorike. Pjesëmarrësve iu dha lixisenatide, një agonist i receptorit GLP-1 që përdoret për trajtimin e diabetit ose një placebo.
Pas 12 muajsh, 78 personat të cilëve iu ishte dhënë lixisenatide nuk treguan praktikisht asnjë përkeqësim të mëtejshëm të aftësive motorike që vërehet zakonisht me sëmundjen e Parkinsonit, ndërsa atyre që iu dha një placebo panë një përkeqësim të këtyre simptomave.
Gati gjysma e grupit që mori lixisenatide raportoi të përziera dhe 13% përjetuan të vjella.
Dr. Robert Gabbay, zyrtari kryesor shkencor dhe mjekësor në Shoqatën Amerikane të Diabetit, tha për Medical News Today se ndërsa receptorët GLP-1 janë një fushë relativisht e re, rezultatet e studimit ishin premtuese.
“Është një studim magjepsës që është dëshmi e konceptit se kjo klasë medikamentesh mund të ketë një efekt mbrojtës dhe të jetë e dobishme për të trajtuar një ditë Parkinsonin. Do të jetë interesante të shihet nëse rezultatet janë të vërteta për agjentët e tjerë më të rinj GLP-1 si Ozempic/Wegovy dhe Zepbound,” tha Dr. Gabbay. /Gazeta Shneta/