Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ilaçi i ri hollues i gjakut ul rrezikun e goditjes së dytë pa rritur rrezikun e gjakderdhjes

Jetë 28/04/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një ilaç i ri në fazë eksperimentale, i quajtur asundexian, mund të shënojë një hap të rëndësishëm në parandalimin afatgjatë të goditjeve në tru. Sipas një studimi të publikuar në “The New England Journal of Medicine”, ky medikament ul me 26% rrezikun për një goditje të dytë te pacientët që kanë kaluar së fundmi një goditje ishemike ose një atak ishemik kalimtar (TIA), pa rritur rrezikun e gjakderdhjes – një problem i madh me terapitë aktuale.

Rreth një në katër persona që kanë pësuar një goditje në tru përjetojnë një tjetër. Për të parandaluar këtë, mjekët zakonisht rekomandojnë ilaçe që hollojnë gjakun, të kombinuara me ndryshime në stilin e jetesës.

Këto trajtime mund të ulin ndjeshëm rrezikun e formimit të mpiksjeve dhe të goditjeve të përsëritura, veçanërisht te pacientët me fibrilacion atrial, duke reduktuar rrezikun deri në 64%, shkruan burimi Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.

Megjithatë, përdorimi i tyre shoqërohet me një rrezik të shtuar për gjakderdhje, përfshirë edhe komplikacionin më të rrezikshëm: gjakderdhjen në tru (goditje hemorragjike). Kjo krijon një dilemë të vazhdueshme në mjekësi – si të parandalohet mpiksja pa rritur rrezikun e gjakderdhjes.

Ilaçi Asundexian ofron një qasje të re. Ai vepron duke bllokuar faktorin XIa, një proteinë e përfshirë kryesisht në formimin e mpiksjeve të dëmshme, por më pak e rëndësishme për ndalimin normal të gjakderdhjes.

Kjo do të thotë se ilaçi mund të parandalojë mpiksjet e rrezikshme pa penguar aftësinë natyrore të trupit për të ndalur gjakderdhjen pas një dëmtimi. Ekspertët shpjegojnë se faktori XIa luan një rol më të madh në gjendjet patologjike, siç është dëmtimi i pllakave aterosklerotike, ku ndihmon në përhapjen dhe stabilizimin e mpiksjeve që mund të bllokojnë enët e gjakut.

Ndërkohë, në situata normale të dëmtimit, mekanizma të tjerë të trupit janë të mjaftueshëm për të ndalur gjakderdhjen. Ky dallim biologjik e bën frenimin e faktorëve si XIa një strategji premtuese për të ndarë procesin e mpiksjes së dëmshme nga ai i nevojshëm për mbijetesë.

Nëse konfirmohet nga studime të mëtejshme, asundexian mund të ofrojë një alternativë më të sigurt dhe efektive për pacientët që rrezikojnë goditje të përsëritura në tru. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakEndokrinologët mbajnë Konferencën Shkencore Pranverore me temë “obezitetin”
Artikulli i rradhës Mot me diell e vranësira të mërkurën, pasdite reshje shiu

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.