Shoqata e Endokrinologëve dhe Diabetologëve të Kosovës sot ka mbajtur Konferencën Shkencore Pranverore me temë “Obeziteti si sfidë e mjekësisë moderne”
Kjo konferencë mblodhi profesionistë të shëndetësisë dhe ekspertë të fushës për të trajtuar një nga çështjet më të rëndësishme të shëndetit publik në ditët e sotme.
Konferenca shërbeu si një platformë e vlefshme për shkëmbimin e njohurive shkencore, prezantimin e përvojave klinike dhe diskutimin e qasjeve më të fundit në diagnostikimin dhe menaxhimin e sëmundjeve endokrine dhe metabolike.
Përmes prezantimeve dhe diskutimeve konstruktive, pjesëmarrësit patën mundësinë të përfitojnë njohuri të reja dhe të forcojnë bashkëpunimin profesional, duke kontribuar në avancimin e kujdesit shëndetësor në vend. /Gazeta Shneta/


