Studiuesit kanë bërë një përparim të rëndësishëm në zhvillimin e medikamenteve që mund të imitojnë përfitimet shëndetësore të ushtrimeve.
Studimi i tyre sillet rreth një substance të quajtur SLU-PP-332, e cila ka demonstruar potencial në trajtimin e obezitetit dhe sindromës metabolike duke aktivizuar procese të dobishme në trup, të ngjashme me ato të shkaktuara nga aktiviteti fizik, shkruan Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.
I testuar te minjtë, ilaçi jo vetëm që rriti nivelet e energjisë, por gjithashtu reduktoi akmulimin e yndyrës dhe përmirësoi ndjeshmërinë ndaj insulinës, gjë që mund të hapë rrugë të reja trajtimi te njerëzit.
Angazhimi në stërvitje i bën trupat tanë më të shëndetshëm dhe ndihmon në uljen e rrezikut të vdekjes së hershme nga çdo shkak.
Shkencëtarët kanë studiuar ilaçe që mund të imitojnë efektet e stërvitjes dhe mund të ndihmojnë në trajtimin e sëmundjeve të ndryshme, duke përfshirë obezitetin dhe një grup kushtesh të quajtura sindroma metabolike.
Në hulumtimin e ri, të botuar në “Journal of Pharmacology and Experimental Therapeutics”, studiuesit demonstruan se si një substancë e quajtur SLU-PP-332 vepron si një çelës që ndez disa procese të dobishme në trup, njësoj si ajo që ndodh kur ushtrohemi.
SLU-PP-332 është një agonist i lidhur me receptorët e estrogjenit (ERR).
Një agonist është diçka që aktivizon ose ndez një receptor kur lidhet me të. Pra, një agonist është si një çelës që futet në një bravë dhe e ndez atë.
Minjtë kishin nivele më të larta energjie, digjnin më shumë yndyrë dhe nuk grumbulluan aq shumë yndyrë në trupin e tyre pas përdorimit të SLU-PP-332.
Substanca gjithashtu ndihmoi në uljen e obezitetit të minjve dhe i bëri ata më të ndjeshëm ndaj insulinës, një hormon që ndihmon në kontrollin e niveleve të sheqerit në gjak.
Kjo është veçanërisht e rëndësishme për njerëzit me sindromën metabolike, një grup kushtesh që ndodhin së bashku, duke rritur rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe kushteve shoqëruese të tilla si goditje në tru dhe diabeti i tipit 2.
Si përmbledhje, aktivizimi i proceseve të caktuara në trup me një mjekim, si mënyra SLU-PP-332, mund të jetë një mënyrë premtuese për të trajtuar obezitetin dhe sindromën metabolike. /Gazeta Shneta/


