Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ilaçi për epilepsi në trajtimin e Alzheimerit, ja çfarë thonë studimet e fundit

Jetë 22/10/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Për shumë njerëz, dëmtimi i lehtë njohës (kognitiv) mund të jetë shenja e parë e sëmundjes së Alzheimerit.

Studiuesit nga AgeneBio dhe Universiteti Johns Hopkins po shqyrtojnë përdorimin e një medikamenti hulumtues për të trajtuar dëmtimin e butë njohës amnestik për shkak të sëmundjes Alzheimer, shkruan burimi Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.

Shkencëtarët zbuluan se ilaçi ndihmoi në ngadalësimin e përparimit të atrofisë së trurit tek njerëzit me dëmtim të butë njohës për shkak të sëmundjes Alzheimer, të cilët nuk janë bartës të variantit gjenetik APoE-4.

Hulumtimet e kaluara tregojnë se për shumë njerëz, dëmtimi i lehtë njohës mund të jetë shenja e parë e sëmundjes së Alzheimerit.

Rreth një e treta e njerëzve që kanë dëmtime të lehta njohëse për shkak të sëmundjes së Alzheimerit përparojnë në demencë brenda 5 viteve.

“Studimet tona kanë treguar se pacientët me dëmtim të lehtë njohës, përveç që kanë patologji të amiloidit dhe tau-së, tregojnë gjithashtu hiperaktivitet në një zonë të trurit të quajtur hipokampus, e cila është një strukturë kritike për krijimin dhe rikthimin e kujtimeve”, tha Dr. Michela Gallagher dhe themeluesi i AgeneBio dhe profesor Krieger Eisenhower nga Universitetin Johns Hopkins.

“Hiperaktiviteti në këtë rajon të trurit kontribuon në dëmtimin e kujtesës që këta pacientë po përjetojnë dhe ka të ngjarë të kontribuojë në përparimin e sëmundjes,” shpjegoi ajo.

Studiuesit zbuluan se ky ilaç i ri – i cili është një formë e veprimit të zgjatur të ilaçit për epilepsinë levetiracetam – ndihmoi në ngadalësimin e përparimit të atrofisë së trurit tek njerëzit me dëmtim të butë njohës për shkak të sëmundjes Alzheimer, të cilët nuk janë bartës të APoE-4, një variant gjenetik që lidhet për të rritur rrezikun e sëmundjes Alzheimer. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakSëmundjet e zemrës rrisin rrezikun e demencës
Artikulli i rradhës A është kafeja e mirë për shëndetin e zemrës?

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.