Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ilaçi Wegovy për humbje peshe mund të rrisë rrezikun e problemeve me shikimin

Jetë 17/03/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
barnat e diabetit
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ndërsa përdorimi i barnave GLP-1 për humbje peshe vazhdon të rritet, studiuesit po shqyrtojnë ndikimet e mundshme të këtyre medikamenteve në shëndetin e syve.

Studime të mëparshme kanë treguar një lidhje të mundshme midis GLP-1 dhe neuropatisë optike ishemike anterior non-arteritike (NAION), një gjendje që mund të çojë në humbje të shikimit.

Një studim i ri, i publikuar në “British Journal of Ophthalmology”, raporton se përdoruesit e Wegovy mund të jenë më të rrezikuar për zhvillimin e kësaj neuropatie optike, krahasuar me përdoruesit e GLP-1 të tjerë që bazohen në semaglutid.

Studiuesit gjetën gjithashtu se rreziku i ION është pothuajse tre herë më i lartë tek meshkujt se tek femrat, shkruan burimi Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.

Për këtë studim, u analizuan raportet e efekteve anësore të padëshiruara të dërguara në sistemin FAERS të FDA-së midis dhjetorit 2017 dhe dhjetorit 2024.

Studiuesit u fokusuan tek tre barnat që përmbajnë semaglutid: Ozempic për diabet tip 2, Rybelsus për diabet tip 2 dhe Wegovy për obezitet, duke përfshirë miliona raporte incidentesh.

Nga analizat, u zbulua se megjithëse Ozempic kishte më shumë raporte totale, Wegovy ishte më fort i lidhur me ION, me rrezik pesë herë më të lartë sesa Ozempic.

Gjithashtu, meshkujt përdorues të Wegovy kishin gjasa më të mëdha për komplikacione të lidhura me ION krahasuar me femrat.

Këto zbulime sugjerojnë se ndërsa GLP-1 ofron përfitime për humbjen e peshës, përdoruesit duhet të monitorojnë kujdesshëm shëndetin e syve dhe të diskutojnë rreziqet me mjekun e tyre. /Gazeta Shneta/

 

 

 

Artikulli paraprakPakistani kryen sulm në një spital në Afganistan, të paktën 100 të vdekur
Artikulli i rradhës Aspirina gjatë shtatzënisë: Kur është e sigurt dhe cilat janë rreziqet?

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.