Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Infektimi me Covid, një nga shkaktarët e rritjes së rasteve të hepatitit akut te fëmijët?

Jetë 02/07/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në prill të vitit 2022, rastet me hepatit te fëmijët u identifikuan për herë të parë në Britaninë e Mdhe dhe Irlandën e Veriut. Vetëm një javë më vonë, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) kishte raportuar 169 raste të hepatitit në më shumë se 12 shtete tjera.

Rritja e papritur dhe e ndjeshme e rasteve të hepatitit tek fëmijët i shtyu autoritetet shëndetësore në mbarë botën të hetojnë rastet dhe të përpiqen të përcaktojnë shkakun shkruan VeryWell Health, transmeton Gazeta Shneta.

Ndërkohë që nuk kishte prova të mjaftushme për të identifikuar një shkak, një mundësi që po eksplorohet është nëse rastet e hepatitit kanë lidhshmëri me Covid.

Hulumtimet e mëparshme nuk lidhën me rastet e hepatitis me Covid. Por, një studim i fundit sugjeron se mund të ketë një lidhshmëri.

Nëntë fëmijët me hepatit të identifikuar nga CDC kishin adenovirus në mostrat e tyre të gjakut, por jo Covid. Familja e viruseve është e zakonshme dhe shkakton gjëra të tilla si ftohja dhe syri rozë.

Në fillim të qershorit, një studim i botuar në Journal of Pediatric Gastroenterology and Nutrition raportoi pesë raste të pacientëve pediatrikë që u shëruan nga Covid, por më vonë zhvilluan dëmtim të mëlçisë ose hepatit me kolestazë.

Në këtë grup pacientësh, adenovirusi nuk u gjet në mëlçinë e fëmijëve, gjë që sugjeron se virusi nuk ishte shkaku i sëmundjes. Studiuesit menduan se problemet e mëlçisë mund të kishin qenë një reaksion imunitar post-infektiv i ngjashëm me MIS-C ose disrregullim imunitar nga infeksioni i mëparshëm me SARS-CoV-2.

Megjithatë, Michael Wilsey, MD, tha se “mund të jetë shumë herët për të thënë nëse një infeksion i mëparshëm me virusin Covid lidhet me rritjen e fundit të rasteve të hepatitit tek fëmijët me etiologji të panjohur”.

Edhe pse pesë rastet pediatrike paraqesin një hipotezë të re për rastet e pashpjegueshme të hepatitit, ajo nuk vendos një lidhje shkakësore. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakMbi 200 raste pozitive me Covid në 24 orët e fundit
Artikulli i rradhës Mot i nxehtë me mundësi për reshje shiu e bubullimë edhe gjatë ditëve të vikendit

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.