Nga 736 testime të kryera janë konfirmuar 205 raste pozitive me Covid në 24 orët e fundit, njofton Ministria e Shëndetësisë.
Brenda kësaj periudhe janë shëruar 38 pacientë, kurse fatmirësisht nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes shkruan Gazeta Shneta.
Ministria e Shëndetësisë, mes tjerash ka bërë të ditur se vetëm 71 qytetarë janë vaksinuar në 24 orët e fundit, kurse 103,262 qytetarë janë vaksinuar me dozën e tretë dhe përforcuese kundër Covid.
Aktualisht, në vendin tonë janë 897 raste aktive./Gazeta Shneta/