Infektologu i QKUK-së Arben Vishaj ka mbrojtur temën e doktoraturës para komisionit të profesorëve në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.
Mentori i tij, Prof. Tritan Kalo, e ka përgëzuar Vishajn për suksesin e arritur me temën “Vlerësimi i efikasitetit të Pegasys në trajtimin e Hepatitit kronik B gjatë periudhës 2006-2011”, transmeton Gazeta Shneta.
Lexoni postimin e plotë të Tritan Kalos:
Kohë kovidiane…10.03.2021….Sot Dr. Arben Vishaj, mjek infeksionist në Shërbimin Infektiv të QKUK (Qendra Kombëtare Universitare e Kosovës në Prishtinë), paraqiti para jurisë në Fakultetin e Mjeksisë së Universitetit Mjeksor të Tiranës punimin e tij: “Vlerësimi i efikasitetit të Pegasys në trajtimin e Hepatiti kronik B gjatë periudhës 2006 – 2011”….
Një djalë i Shqipërisë së andej Drinit paraqiti një punim shumë dinjitoz, i cili u vlerësua nga të pesë pjestarët e jurisë me vlersimin maksimal të 98 pikëve….Është kjo mbrojtje doktoranture një grimcë bashkëpunimi shkencor midis mjekëve të Shqipërisë në të dy anët e Drinit….Mbarësi edhe më tej për Dr. Vishajn në rrugëtimin e tij të kërkimit shkencor, si dhe të punës së tij pasionante në përkujdesjen ndaj të sëmurëve në QKUK… Kam nderin si dhe privilegjin, që të jem drejtues shkencor i punimit të tij….Together forever!!!