Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Infektologu Hasani u sulmua nga laboranti i klinikës: Më sulmoi pse kërkuam analizën për pacientin

Lajme 24/01/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Infektologu Nderim Hasani dje është sulmuar nga laboranti i klinikës M.B. pasi mjeku kërkoi një analizë për pacientin.

Një incident ka ndodhur dje në Klinikën Infektive në QKUK ku një mjek është sulmuar me grushte nga një laborant, shkruan Gazeta Shneta.

Gazeta ka biseduar me mjekun Nderim Hasani i cili ka thënë se u sulmua nga laboranti pasi kërkoi një analizë për pacientin.

“Më ka sulmua pse e kemi kërkua një analizë për një pacient në repart”, ka deklaruar Hasani.

Ai tha se gjatë kujdestarisë një nga koleget e tij kishte kërkuar një analizë për një pacient, por laboranti edhe pas dy orësh nuk e kishte kryer atë. Sipas Hasani, analizën e kishte kryer një infermiere.

Më pas përsëri në mëngjës është kërkuar që analiza të përsëritet për të parë gjendjen e pacientit.

“Erdh në mëngjes në zyrë dhe më tha me u sqarua pse e kemi kërkuar analizën. Më tha se do të bëj deklaratë. Unë jam ulë sepse isha duke e shkruar raportin e kujdestarisë dhe ai ka filluar të më godasë në kokë. Më kanë rënë syzet dhe mbeta i habitur sepse nuk isha duke e pritur një gjë të tillë sepse s’kishte arsye. Pastaj ka vazhduar të më godas me grushte”, ka thënë Hasani.

Hasani mori ndihmë mjekësore ndërsa laboranti M.B. është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe aktualisht është në mbajtje për 48 orë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakSpitali i Pejës: 26 mijë e 662 imazhe diagnostike rëntgen u kryen gjatë vitit 2024
Artikulli i rradhës Sulmohet fizikisht një mjek në Klinikën Infektive

Ju sugjerojmë

Mbi 900 viktima nga Ebola në Kongo, mbi 2.300 raste të konfirmuara

21/07/2026 Lajme

Moti sot me diell, vranësira, vende-vende me reshje shiu

21/07/2026 Lajme

Gjendje alarmante në Gostivar, mbi 3.100 raste me simptoma helmimi

20/07/2026 Lajme

“Një fëmijë dërgohet në QKUK”, Spitali i Pejës jep detaje për të lënduarit nga aksidenti në Istog

20/07/2026 Lajme

Përfundon me sukses kursi i parë i Lidershipit për Sëmundjet Kronike Jo-Ngjitëse në Kosovë

20/07/2026 Lajme

OBSh: Evropa mbetet prapa në rregullimin e inteligjencës artificiale në spitale

20/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.