Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se gjatë vitit 2024 reparti i Radiologjisë ka kryer 26 mijë e 662 imazhe diagnostike rëntgen.
Sipas tyre kjo shifër përfshin pacientët spitalor si dhe ata ambulantorë.
Tutje sipas të dhënave të publikuara nga spitali mesatarisht janë realizuar 73 rëntgene në ditë.
“Mesatarisht kemi kryer 73 rëntgen në ditë një shifër që reflekton përkushtimin dhe profesionalizimin e ekipit tonë për të ofruar kujdesin më të mirë shëndetësor”, thuhet në njoftimin e tyre. /Gazeta Shneta/



