Zëvendësministrja e Ministrisë së Shëndetësisë, Dafina Gexha, mos trasferimin e pagave për tash e tre muaj për mbi 1200 mantelbardhëve e arsyeton me “paqartësi administrative”.
Në një konferencë për media Gexha thotë se kanë pasur paqartësi administrative mirëpo një gjë e tillë, sipas saj, tashmë është sqaruar.
“Janë zhvilluar dje takimi me përfaqësuesit e grupeve nga kabineti i ministrit deri tash ka pasur paqartësi procedural të administratës dhe tashmë janë sqaruar nga të gjitha dikasteret dhe tani deri në fund të javës presim të merret vendimi që sa më shpejtë të procedohet me paga për stafin mbështetës për COVID”, sqaroi ajo në një konferencë për media.
Infermierët dhe stafi mbështetës sot kanë protestuar para objektit të Ministrisë së Shëndetësisë në shenjë pakënaqësie për mos transferim të pagave.
“Heronjtë e pandemisë të harruar nga qeveria e Kosovës”, “Në vend të vlerësimit është injorimi”, “Kur ju na kërkuat ne ju përgjigjem, Ku jeni ju kur ne po ju thërrasim?”, ishin vetëm disa nga shkrimet në pankartat e mantebardhëve të cilët kërkonin të drejtat e tyre për pagë dhe vazhdim të kontratave të rregullta./Gazeta Shneta/
“Heronjtë e pandemisë” tre muaj pa paga, protestojnë para Ministrisë së Shëndetësisë