Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Lija e majmunëve, IKShPK në përgatitje për të siguruar testet diagnostifikuese të infeksionit

Lajme 25/05/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka filluar përgatitjet për të siguruar testet diagnostifikuese të infeksionit të Lisë së Majmunëve.

Zëvendësministrja e Ministrisë së Shëndetësisë, Dafina Gexha, gjatë një konferencë për media ka thënë se së shpejti do të mbahet një takim në mesë të Institucioneve Shëndetësore dhe Ministrisë së Shëndetësisë për të diskutuar më hollësisht në lidhje me këtë infeksion i cili tashmë është shpërndarë në disa vende të botës.

Gexha thotë se Lija e Majmunëve nuk ka shpërndarje të shpejtë sikurse COVID-19, dhe një gjë të tillë ajo e cilëson lajm të mirë.

“Kanë filluar përgatitjet për testet diagnostifikuese për këtë sëmundje në ndërkohë do të mbajmë së shpejti një takim me institucionet shëndetësore për të diskutuar për hollësitë. Njëkohësisht Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike është në kontakt me qendrën Evropiane për Parandalim të Sëmundjeve Ngjitëse dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Jemi duke punuar me të gjitha nivelet e organeve shëndetesore e veçmas me organet e shëndetit publik që të shpërndajmë këshilla të sakta për parandalimin diagnostifikimin dhe trajtimin e sëmundjes”, tregon Gexha.

Zëvendësministrja poashtu theksoi se janë duke i studiuar masat që po ndërmerren nga shtetet tjera të cilat tashmë kanë raste të Lisë së Majmunëve.
Sipas IKShPK-së në Kosovë asnjëherë nuk ka pasur raste me Lijë të Majmunëve.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani, theksoi se ekipet e epidemiologëve janë në gatishmëri të plotë për të përcjellë gjendjen në vend.

“IKShPK ka përpiluar dokumentin e parë, me rekomandime dhe masa për institucionet shëndetësore sa i përket sëmundjes së lisë së majmunëve, i cili është shpërndarë të gjitha institucioneve shëndetësore në vend, dhe do të përditësohet me të dhënat e reja”, tregoi ai.

Lija e majmunit është një virus që shkakton simptoma të etheve, si dhe shfaq gunga në trup.

Përhapja e infeksionit bëhet përmesë kontaktit të ngushte, me kafshë apo me njeriun e infektuar nga infeksioni.

Një infeksion i tillë për herë të parë ështe gjetur tek majmunët në vitin 1958, dhe u emrua “Lija e Majmunëve”. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakInfermierët dhe stafi mbështetës tre muaj pa paga, zëvendësministrja thotë se ka pasur paqartësi administrative
Artikulli i rradhës Tetë raste pozitive me COVID-19 regjistrohen në Kosovë

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.