Infermierët janë në kërkesë të madhe në të gjithë Shtetet e Bashkuara ndërsa shtohen shtrimet në spital për COVID-19.
Në disa vende, infermierët po paguhen më shumë se mjekë për shkak të kontratave fitimprurëse për të sjellë nga vendet e ndryshme infermierë për plotësimin e mungesave në stafin e vijës së parë të frontit, shkruan Business Insider përcjell Gazeta Shneta.
Për Tiffany, një infermiere që aktualisht punon në Paqësorin Veriperëndimor, e cila fillimisht erdhi nga Pensilvania Perëndimore, perspektiva e infermierisë drejt zhvendosjes në vendin tjetër ishte një ide e paimagjinuar më parë!
“Më kishin ftuar! Unë mund të fitoja para shtesë, të paguaj faturat e mia dhe të shoh një vendin të ri“, tha ajo për burimin Insajder në një intervistë të fundit telefonike.
Spitalet në të gjithë vendin po joshin infermierët me kontrata me pagesë të lartë pasi industria përballet me mungesë të stafit.
Në punën e saj të fundit me kontratë, Tiffany tha se fitonte 3,500 dollarë në javë. Kjo ishte para pandemisë, dhe gjërat janë bërë më fitimprurëse vitin e kaluar dhe kanë ndryshuar. “Ju mund të fitoni 5,000 deri 7,000 dollarë në javë me lehtësi,” tha ajo.
Ndryshe nga infermierët e stafit të spitalit, infermierët udhëtues punojnë me kontrata të përkohshme tremujore me periudha 13 ose 14-javore.
Me shtimin e sërishëm të rasteve, spitalet po paguajnë kontrata kaq të mëdha për infermierët e udhëtimit të cilët mund të zhvendosen shpejt në spitale nevojtare. Kjo është veçanërisht e vërtetë për infermierët që punojnë në njësitë e kujdesit intensiv spitalor (ICU). /Gazeta Shneta/