Donald Suelto, i cili punoi në Spitalin Hammersmith të Londrës, vdiq pasi shkoi në izolim me simptoma të koronavirusit, tha miku i NHS Alejandro Fernandez.
Muajin e kaluar, z. Suelto kishte ndryshuar foton e tij në profilin e Facebook në një imazh të tij, të veshur me një maskë mbrojtëse, të zbukuruar me fjalët: “Unë nuk mund të qëndroj në shtëpi, unë jam një punëtor i kujdesit shëndetësor” tregon Mirror, transmeton GazetaShneta
Fernandez tha që Suelto nuk ishte testuar për Covid-19, pasi ai hyri në izolim sepse shfaqte simptoma.
Ai kishe ndarë një mesazh të shkruar nga Suelto në të cilën tha se ai kishte qenë në karantinë për tetë ditë dhe vuante nga simptoma duke përfshirë ethe dhe një kollë të thatë./GazetaShneta/