Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gjithçka që duhet të dini për zvarritjen tek foshnjet

Këshilla për shtatzëna 02/12/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ecja këmba dorazi është një metodë midis uljes dhe ecjes dhe ka pafund mënyra që fëmija juaj të mësoj të ecë këmbadorazi. Bebja eksperimenton me stile të ndyshme derisa ai fillon të ecë.

Por duhet të dini që nuk është ky i vetmi pozicion i ecjes këmbadorazi. Llojet e ndyshme të zvarritjes apo ecjes këmbadorazi do t’i përmendim më poshtë, ku do të lexoni më shumë për çdo pozicion, pasi në disa raste mënyra e të ecurit tek fëmijët i shqetëson shumë nënat.

Zvarritja “ushtarake”

Tingëllon shumë e çuditshme, por ndyshe kjo ecje është quajtur ecje me bark, kur vogëlushi tërheq të gjithë trupin e tij nëpërmjet duarve.

Ecja me prapanicë

Ka disa foshnje të cilat mësojnë të ecin duke lëvizur këmbadorazi me anë të prapanicës. Kjo është një nga metodat që e ndihmon foshnjen të mësojë më shpejtë të ecë.

Ecja tripod

Bebi lëviz me dy duar dhe një gju, ndërsa njëra nga këmbët nuk përdoret shumë.

Ecja si ari

Duke mbajtur këmbët e shtrira dhe prapanicën e ngritur përpjetë, foshnja merr pamjen e një ariu të vogël i cili sorollatet nëpër shtëpi duke kërkuar ushqim.

Ecja si bretkosë

Kjo është një nga mënyrat më qesharake të zvarritjes së bebit. Ai shtrihet plotësisht në tokë dhe lëviz duke u shtyrë me këmbët e pasme, tamam si një bretkosë.

Kur fillojnë bebet të ecin këmbadorazi?

Bebet nisin të ecin këmbadorazi gjatë muajit të nëntë, por ka të tjerë që fillojnë ta bëjnë këtë deri tre muaj më parë apo ato foshnje të cilat kanë nevojë për më shumë kohë të cilët fillojnë të ecin këmbadorazi, në muajin e 10. Ka dhe bebe që e anashkalojnë fare këtë periudhë dhe ngrihen direkt në këmbë.

Si ta inkurajoni fëmijën të zbulojë ecjen këmbadorazi?

Ka shumë mënyra për ta bërë këtë dhe një ndër to është që ta lini shpesh herë fëmijën të shtrirë me bark. Në këtë mënyrë ai përpiqet të ngrihet vetë dhe të lëvizë, çka ia forcon shumë krahët, qafën dhe kurrizin. Kur e bëni këtë sigurohuni që të keni vendosur disa lodra rreth tij të cilat ai nuk mund t’i arrijë. Kjo gjë e tundon akoma më shumë fëmijën të ngrihet dhe të lëvizë.

Po kur bebi fillon të ecë? Kjo është pjesa më e rrezikshme, sepse nuk do ta besoni dot sa shpejt ai do të fillojë të lëvizë dhe sa i predispozuar do të jetë për të thyer dhe dëmtuar çdo objekt që ndodhet pranë tij. Pra duhet të tregoni shumë kujdes për të larguar çdo objekt të rrezikshëm që ndodhet rrotull.

Për çfarë duhet të shqetësoheni?
Ecja këmbadorazi nuk është një nga zhvillimet që janë të detyrueshme për zhvillimin e fëmijës, prandaj nëse bebi ecën më vonë ose nuk ecën këmbadorazi nuk është arsye për t’u shqetësuar. Por kur ai fillon të ecë këmbadorazi pasi ai ka filluar të flasë apo të zhvillohet shumë, duhet të konsultoheni me mjekun e fëmijës nëse ka ndonjë problem me zhvillimin e trupit të fëmijës.

Nuk do të thotë domosdoshmërisht se një bebe që ecën këmbadorazi do të jetë direkt gati për të hedhur hapat e parë apo se një bebe që e perfeksionoi këtë shpejtë do të ecë më shpejtë. Sapo bebi të mësoj të ecë këmbadorazi ajo mund të bëhet shumë e mirë në këtë metodë sa shndërohet në të preferuarën e saj për një kohë të gjatë. Në fakt, shumë bebe që nuk janë shumë mirë në ecjen këmbadorazi (apo që e anashkalojnë fare atë) e hedhin më shpejtë hapin e parë për të lëvizur./Kidstime/

Artikulli paraprakKuptohet arsyeja ndarjes së Tunës me Patrisin
Artikulli i rradhës Infermieri rrihet nga pacienti në Spitalin e Lezhës

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.