Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Infermierja shqiptare në Nju Jork: Vdekja e koleges na dhembi, u largua pa u përshëndetur me vajzat e saj

Lajme 20/05/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Infermierja shqiptare në Nju Jork, Bojkena Selmanaj, ka rrëfyer historinë e saj me pandeminë Covid-19 në një intervistë për Illyria. Ajo thotë se është shqetësuar shumë dhe është frikësuar se do të infektohet dhe virusin do t’ua çojë në shtëpi prindërve dhe motrave të saj.

“Në fillim ishim të gjithë shumë të frikësuar. Frika më e madhe ishte nga panjohuria e këtij virusi. Çdo ditë nxirnin protokolle të reja, trajtime të reja. Ndiheshim tamam sikur ishim të dërguar në luftë të papërgatitur, pa armë mbrojtëse, pa imunacion. Nuk jemi mësuar të mos dimë shumë rreth një sëmundje. Zakonisht jemi shumë te përgatitur per cdo rast qe na vjen në spital”.

“Por kësaj here ishte ndryshe. Doktorat, infermieret, menaxheret e spitalit ishin të gjithë të paditur për cka na priste. Kemi qarë perpara dhe pas pune me frikën se të gjithë do sëmureshim dhe do ishim nje viktimë tjetër e këtij virusi vdekjeprurës. Por frika s’mundi te më ndalonte luftën e palodhshme. Kam shkuar ne punë madje dhe ditët që nuk isha e caktuar për të punuar, për të ndihmuar stafin sepse shumë infermierë u sëmurën”, ka thënë infermierja Bojkena.

Mund të na tregoni një ndër episodet e dhimbshme që keni pasur këto kohë ne spital?

“Një nga historitë më prekëse që më ka ndodhur gjatë kësaj periudhe ka qënë humbja e një infemiereje nga lufta me virusin. Kemi humbur shumë pacientë nga ky virus, dhe cdo humbje jete dhëmb shumë, por vdekja e infermieres sonë ka dhembur pak më ndryshe. Kemi luftuar ditë e netë pa pushim me javë të tëra për ta shpëtuar, por smundi t’ja dalë dot. Ajo punonte si infermjere dialize duke u kujdesur për pacientë të sëmuë me covid që kishin probleme me veshktat dhe drejtonte makinerinë që pastronte gjakun e tyre”.

“Ishte 65 vjece dhe shumë e kujdeshme me ushqimin dhe fizikun e saj. Burri i saj i ishte lutur te mos shkonte në punë gjatë kësaj periudhe por ajo si çdo infermjere tjetër qe nuk dorëzohet kundra asgjëje vazhdoi të punonte cdo ditë. Mendonte se ishte imune ndaj ketij virusi. Fundja, kishte luftuar kundër kancerit ne vitin 1989 dhe e kishte mundur ate sëmundje të tmerrshme”.

“Prandaj dhe këë virus se kishte fare frikë. Por fatkeqësisht u largua nga kjo botë e rrethuar nga infermiera dhe doktora të maskuar nga koka në këmbë si aliena, pa u përshëndetur me bashkështorin dhe vajzat e saj, pa u dhënë lamtumirën e fundit. Në orët e fundit më kishte afër mua. Qava me të dhe unë, i thashë se vajzat, bashkëshorti, shoqëria dhe ne ishim të gjithë krenarë për luftën që ajo me aq madhështi luftoi. Ato momente kuptova se jeta është vertetë e shkurtër dhe vdekja është e shpejtë. Prandaj jeto cdo minutë me dashuri dhe lumturi pranë njërëzve që të do dhe të bëjnë të lumtur”, ka thënë Selmanaj.

Intervistën e plotë mund ta lexoni në Illyria.

 

Artikulli paraprakSëmundja Kawasaki e përhapur në SHBA, arrin në Serbi – shënohen dy rastet e para
Artikulli i rradhës Pohojnë studiuesit, disponimi juaj gjatë ditës varet nga muzika e alarmit

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.