Rastet e para të raportuara nga Sindroma Kawasaki janë nga SHBA’ja.Ndërsa, dy raste të tilla janë regjistruar edhe në Serbi.
Bëhet fjalë për sëmundje shumë të rrallë që është e shërueshme, nëse zbulohet në kohë dhe reagojnë mjekët, raporton Telegrafi, transmeton GazetaShneta.
Sipas drejtorit të Repartit të Pulmologjisë në Beograd, Predrag Miniq, shfaqja e sindromës Kawasaki me epideminë e coronavirusit, është bërë diçka e zakonshme nëpër botë.
Zakonisht kjo sindromë i prek fëmijët mbi moshën 5-vjeçare që kanë simptoma shumë të lehta, apo që me raste as nuk e dinë që janë të prekur nga kjo sindromë.
Miniq pranoi se në repartin që ai menaxhon gjenden dy pacientë me sindromën Kawasaki që sipas tij po i përgjigjen mirë terapisë dhe nëse gjithçka shkon mirë, ata shpejt do të lirohen nga spitali.
Që të dy pacientët fillimisht vuanin nga koronavirusi dhe janë mbi moshën 5-vjeçare./Telegrafi