Në një spital të Rusisë një infermiere është duke u hetuar pasi kishte postuar në profilin e saj në Facebook pacientë që ishin shtrirë në shtratin e vdekjes duke i tallur ata, shkruan Mirror transmeton Gazeta Shneta.
Ajo po hetohet për pamjet që kishte nxjerrur e që janë vërtetë shqetësuese për faktin që stafi mjekësor po i përdorë rrjetet sociale për të abuzuar me pacientët për të cilët në fakt ata duhet të kujdesen.
Rasi i fundit që kishte ndodhur kishte si personazh kryesor infermieren Anna Kiim, ku kjo e fundit kishte përdorur shenja nga më mizoret për të portretizuar pacientët e saj që janë në moshë të shtyer e që duhet të kujdesen edhe për t’ua ndrruar pelenat.
Ajo së fundi kishte nxjerrë pamjet e një gruaje të sëmurë që ishte në gjendje shumë të keqe duke luftuar për jetën dhe i kishte vënë mbishkrimin ”Disa pacientë nganjeherë s’janë në vete kështuqë ne i lidhim për krevati….Por, n’rregull është, kjo është jeta”.
Më e keqja, ajo e kishte pohuar se në spitalin ku ajo punon, mjekët ndihmojnë ”vetëm pacientët që ata duan të ndihmojnë”. / Gazeta Shneta