Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Inspektorati Shëndetësor nuk ia ndalon konsultat me pacientë mjekut turk pa licencë

Lajme 09/08/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Inspektorati Shëndetësor nuk ia ka ndaluar konsultat me pacientë mjekut turk pa licencë në Prishtinë.

Inspektorati Shëndetësor nuk ia ka ndaluar konsultat me pacientë në Prishtinë, mjekut nga Turqia i cili nuk kishte licencë nga Ministria e Shëndetësisë, shkruan Gazeta Shneta.

Kjo është konfirmuar nga vet MSH në një përgjigje për Gazetën, ku janë arsyetuar se mjeku Mustafa Atabey ka mbajtur vetëm konsulta gojore me pacientë.

“Sipas ekipës inspektuese është konstatuar se aty – në hapësirat e hotelit nuk bëhej asnjë ekzaminim – shërbim shëndetësor, por vetem konsulta gojore -informata me qytetar të cilët  ishin të interesuar për ndërhyrje estetike në Turqi. Në hapësirën ku qëndronte mjeku ishin disa karrika rreth një tavoline, si dhe afër mjekut ishte edhe përkthyesja. Nuk posedonin dokumentacion shëndetësor, raporte mjekësore, udhëzim për konsultim, udhëzim për hulumtime diagnoztike, as aparaturë medicinale”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë.

Kirurgu Atabey ka ardhur në Prishtinë përmes një kompanie për të rekrutuar pacientë potencial për të kryer operacione në një spital në Stamboll.

Paraprakisht Ministria e Shëndetësisë e kishte konfirmuar për Gazetën Shneta se mjeku nuk kishte marr licencë nga ky institucion.

Në raste të tjera Inspektorati Shëndetësor kur ka konstatuar se mjek të huaj kanë ardhur në Kosovë për të mbajtur konsulta, pa marr licencë nga MSH, ua ka ndaluar konsultat e madje edhe i ka gjobitur.

Një rast i ngjashëm ka ndodhur hiq më larg se në muajin shkurt. Inspektorati kishte kryer inspektim pas denoncimit nga Gazeta Shneta se mjeku turk Metin Karadeniz po mbante konsulta me pacientë në Qendrën estetike “Pi” në Prishtinë.

Inspektorati e gjobiti me 5 mijë euro Qendrën “Pi” dhe 2 mijë euro mjekun turk pa licencë

Pas inspektimit mjeku nga Turqia ishte gjobitur me 2 mijë euro, ndërsa Qendra “Pi” me pesë mijë euro.

Ngjashëm ka ndodhur edhe në një rast tjetër në vitin 2020. Pas denoncimit të Gazetës Shneta, ISH kishte inspektuar zyrën përfaqësuese të Spitalit “Sistina” në Prishtinë ku kishte ardhur një gjinekologe për konsulta me pacientë.

“Perderisa nje institucion nuk aplikon per licencimin e saj te perkohshem dhe nuk merret licenca per ushtrim te veprimtarise shendetesore ne Kosove, (edhe konsultimi mjekesor konsiderohet sherbim), çdo sherbim i ofruar nga ajo do te konsiderohet ne kundershtim me ligjin dhe Inspektorati Shendetesor do te ndermarr masa konform ligjeve ne fuqi si Ligji per Shendetesi, Ligji per Inspektoratin Shendetesor dhe UA per licencimin e profesionisteve te huaj shendetesor ne Kosove”, thuhej në përgjigjen e MSH-së atë kohë. /Gazeta Shneta/

Ekskluzive: “Sistina” shkel ligjet e Kosovës, Inspektorati ia ndalon konsultat për IVF në Prishtinë

Artikulli paraprakGazetari Fehmiu kalon rrezikun për jetë, falënderon stafin e mjekëve të Gastroenterologjisë, Kirurgjisë Abdominale dhe Mjekimit Intensiv Qendror
Artikulli i rradhës Ia ndryshuan ilaqet kundër depresionit, brenda dy muajve vdes 18 vjeçari

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.