Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Instalohet në Ferizaj ultrazëri revolucionuar me metodat më moderne të diagnostifikimit të probleme në mëlçi

Lajme 26/11/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mjeku nga Ferizaj, Dr. Vllaznim Fazliu, është pajisur me ultrazërin më të ri dhe më të avancuar në botë për imazhëri të përgjithshme për detektimin e problemeve shëndetësore, me theks të veçantë në mëlçi.

Dr. Fazliu, i cili vepron tek Ordinanca AURA, është pajisur me ultrazërin Logiq E10, i sapopromovuar në botë për analizim të detajuar ultrasonografik të organeve dhe pjesëve të tjera të trupit të njeriut.

Në një prononcim për Gazetën Shneta, Dr. Fazliu, ka deklauar se përmes këtij aparati ai do ta ketë më të lehtë të detektojë edhe problemet më të vogla shëndetësore të pacientëve, në veçanti të lidhura më mëlçi.

“Kjo pajisje ofron mundësi të jashtëzakonshme që ne mjekëve na lehtëson punën në gjetjen e zgjidhjeve edhe për problematikat më të ndërlikuara shëndetësore. Është kurorëzim i punës dhe një mundi shumë-vjeçar në shëndetësinë kosovare”, u shpreh Fazliu.

Dr. Vllaznim Fazliu gjatë një trajnimi në Spitalin e Ferizajt

“Ndër të tjera, kjo pajisje ka metodën e Elastografisë ‘Shear Wave’ më të fundit dhe më të avancuar me kuantifikim për të detektuar dhe studiuar shkallën e fibrozës në mëlçi, teksa risia më e madhe është metoda UGAP – metodë e re që ndihmon në vlerësimin dhe kuantifikimin e nivelit të steatozës në mëlçi (yndyrës)”, shtoi tutje mjeku ferizajas.

Ky i fundit është i pari në Kosovë që ka aplikuar metodën e përdorimit të Elastografisë ‘Shear Wave’ qysh nga viti 2017, ndërsa nga tash e tutje do të përdorë edhe UGAP’in për të shtuar sigurinë dhe diagnostifikimin e saktë të problemeve në mëlçi. Të dy këto metoda janë aplikuar pas trajnimeve dhe certifikimeve të mundësuar nga ekspertë ndërkombëtarë. /Gazeta Shneta/

Falë Dr Vllaznimit, Spitali i Ferizajt fillon realizimin e gastroskopive

Artikulli paraprakGjidhënia, faktori që zvogëlon ndjeshëm rrezikun ndaj diabetit të tipit II tek gratë
Artikulli i rradhës Si të filloni praktikimin e meditimit?

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.