Interesante arsyeja pse disa njerëz teshtijnë nga rrezet e diellit!

2017-03-29 në ora 15:25

A keni dëgjuar për teshtitjen solare?

Quhet Sindroma Achoo. Diku mes 18 dhe 35% e popullatës e kanë këtë refleks, i cili është një qark gjenetik, për të qenë më të saktë, transmeton lajmi.net

Është në DNA-në tonë, për shumë e shumë kohë, dhe rasti i parë për këtë është regjistruar nga filozofi Aristoteli. Në “Libri i problemeve” ai ka shkruar “përse dielli ju bën të teshtini dhe nuk ju bën zjarri?”

Përse ndodh?

Si shumë gjëra të tjera që i bën trupi ynë, e që askush nuk e di përse ndodh, njëjtë është edhe me teshtitjen, megjithatë janë disa supozime.

Teoria më e popullarizuar është se nervi trigeminal është përgjegjës për teshtitjen tuaj, kur hunda juaj është e irrituar.

Nervi optik është përgjegjës kur ecni jashtë nën diell.

Këto nerva janë shumë afër njëri tjetrit, dhe është e mundur që teshtitja solare vjen aksidentalisht: truri juaj mund të gabojë sinjalin e nervit optik me të cilin pranoni dritën dhe nxehtësinë e diellit, me ç’rast nervi trigeminal thotë se diçka është duke e irrituar hundën tuaj.