Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

IQOS është prodhim me rrezik të modifikuar, thotë Agjencia amerikane për ushqim dhe ilaçe

Lajme 29/07/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Agjencia amerikane për ushqim dhe ilaçe (FDA) dha leje që IQOS, prodhim i gjigantit botëror ‘Filip Morris’, i cili e ngroh por nuk e djeg duhanin, mund të klasifikohet në kategorinë e produkteve të njohura si “produkte duhani me rrezik të modifikuar” (MRTP), si dhe lejohet të informohen konsumatorët për zvogëlimin e ekspozimit të materieve të dëmshme, gjatë përdorimit të kësaj pajisjeje, gjithmonë në pajtim me promovimin e shëndetit publik.

IQOS është i pari dhe i vetmi prodhim elektronik i cili shfrytëzon nikotinë të cilën kjo Agjenci e njohur në fushën e shëndetit publik, e klasifikoi në kategorinë “produkt me rrezik të modifikuar”, duke dhënë këto sqarime:

– IQOS e ngroh dhe nuk djeg duhanin;

– përdorimi i kësaj pajisje dukshëm i zvogëlon prodhimet e dëmshme dhe kimikalet potencialisht të dëmshme.

– kërkimet shkencore vërtetojnë se nëse bëhet kalimi nga përdorimi i cigareve tradicionale në IQOS, zvogëlohet ekspozimin i trupit ndaj dëmeve nga materive të rrezikshme dhe potenciale të rrezikshme.

Aleksandar Jakovljeviq, drejtor ekzekutiv i ‘Filip Moris’ për Evropën Juglindore tha se “Ky vendim nga FDA paraqet zbulim historik në fushën e shëndetit publik. Kjo shumë me rëndësi ndikoi në rritjen e konsensusit shkencor se IQOS është zgjedhja më e mirë se sa të vazhdohet më pirjen e duhanit”.

Ai gjithashtu shtoi se IQOS është ndryshim rrënjësor nga cigaret tradicionale dhe për këtë duhet të ketë ndryshim të kornizës ligjore.

Bashkëpunimi midis qeverive dhe organizatave që kujdesen për shëndetin publik, dhe demonstrimin e këtij rasti në SHBA, do kontribuojë për kalim të shpejtë të pirësve të duhanit në moshë madhore, drejt produkteve që janë zgjedhje më e mire për shëndetin e tyre. Megjithatë, versioni më i mirë i cili nuk shkakton asnjë rrezik , është ai i mos konsumimit të duhanit. Në të kundërtën si mundësi më e sigurtë është ajo e përdorimit të prodhimeve të sigurta, të kontrolluara dhe të bazuara në shkencë.

Më 31 mars të këtij viti 10,6 milionë duhanpirës në gjithë botën kanë hequr dorë nga cigaret tradicionale dhe kanë kaluar në IQOS, deklaroi Jakovleviq duke shtuar se inovacionet si kjo mund të ndikojë që gradualisht të zvogëlohet numri i përdoruesve të cigares tradicionale, e që është një shans që nuk duhet të anashkalohet.

Ky vendimi i Agjencisë Amerikane për Ushqim dhe Barna vijoj pas një analize rigoroze të përgjithshme nga ana e Agjencisë dhe një dokumentacioni vëllimor shkencor të cilin kompania e dorëzoi në Dhjetor të viti 2016. Këtij vendimi iu bashkëngjit dhe leja nga ana e FDA në Prill të vitit 2019 ku dhe u lejua komercializimi i IQOS në tregun amerikan.

Artikulli paraprakShkencëtarët kanë gjetur prova të grimcave të ndotjes së ajrit në placentën e nënave shtatzëna
Artikulli i rradhës Studim: Disa nga arsyjet e ndikimit të stresit në pjellorinë tuaj

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.