Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Irlanda është vendi më i vetmuar në BE

Jetë 15/06/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Vetmia
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një në pesë njerëz në Irlandë përjeton vetminë, sipas një sondazhi të ri.

Sondazhi u krye në nëntor dhe dhjetor 2022 dhe përfshiu më shumë se 25,000 të anketuar të moshës 16 vjeç e sipër nga të gjitha 27 vendet e Bashkimit Evropian (BE).

Në përgjithësi, 13% e të anketuarve thanë se ndiheshin të vetmuar shumicën ose gjatë gjithë kohës gjatë katër javëve të fundit, ndërsa 35% raportuan se kishin përjetuar vetmi të paktën disa here, shkruan Health News përcjell Gazeta Shneta.

Vetmia u zbulua se ishte më e përhapur në Irlandë, ku më shumë se 20% e të anketuarve raportuan se ndjeheshin të vetmuar, e ndjekur nga Luksemburgu, Bullgaria dhe Greqia.

Nivelet më të ulëta të vetmisë u vunë re në Holandë, Republikën Çeke, Kroaci dhe Austri, me më pak se 10% të të anketuarve që raportuan se ndjeheshin të vetmuar.

Prevalenca e vetmisë zvogëlohet me rritjen e moshës, si dhe rritjen e të ardhurave dhe arsimimit. Njerëzit që kalojnë nëpër ngjarje të mëdha të jetës, si ndarja, humbja e punës ose mbarimi i studimeve, përjetojnë më shpesh vetminë.

Ndërsa vetmia mund të ketë efekte të dëmshme në shëndetin mendor, si rritja e rrezikut të depresionit dhe ankthit, ajo gjithashtu mund të dëmtojë shëndetin fizik. Studimet sugjerojnë se vetmia mund t’i vendosë njerëzit në rrezik më të lartë të sëmundjeve kardiovaskulare, demencës dhe goditjes në tru dhe të rrisë rrezikun e vdekjes së parakohshme me 26%.

Një ndikim i tillë në vdekshmëri është i barabartë me pirjen e duhanit deri në 15 cigare ose konsumimin e gjashtë pijeve alkoolike në ditë dhe është edhe më i madh se ai i lidhur me obezitetin dhe pasivitetin fizik. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakStudimi në Indi zbulon se 11% e popullsisë është diabetike
Artikulli i rradhës Metformina zvogëlon rrezikun e formës COVID të zgjatur

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.