Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ish-deputeti i LVV-së Mirsad Shkreta kandidat për drejtor të QKSUK-së

Lajme 21/03/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

SHKSUK ka publikuar listën me emrat e kandidatëve për drejtor të QKSUK-së, në mesin e të cilëve është edhe një ish-deputet i LVV-së.

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Mirsad Shkreta ka kandiduar për pozitën e drejtorit të Qendrës Klinike Stomatologjike të Kosovës, shkruan Gazeta Shneta.

Shkreta ka qenë deputet i LVV-së në legjislaturën e kaluar dhe anëtar i Komisionit për Shëndetësi, ndërsa në zgjedhjet e 9 shkurtit nuk ka arritur të rizgjidhet pasi ka marr vetëm 10213 vota.

Sllamniku-Dalipi është profesoreshë në Fakultetin e Mjekësisë. Ajo ka qenë Prodekane për financa në vitet 2023-2024. Gjithashtu mban pozitën e ud.shefes së Parodontologjisë dhe Mjekësisë orale në QKSUK.

Gazeta e ka pyetur Sllamniku-Dalipin se çfarë lidhje familjare ka me Luan Dalipin, shefin e kabinetit të kryeministrit Albin Kurti, dhe nëse kjo lidhje mund të ndikojë në përzgjedhjen e saj, por ajo nuk është përgjigjur në pyetjet e dërguara përmes email adresës.

Kandidat në këtë konkurs është edhe Kastriot Meqa, i cili ka udhëhequr këtë institucion deri para pak ditësh.

Aida Namani-Rexhepi gjithashtu kandidate, ka mbajtur pozitën e drejtoreshës mjekësore. Namani-Rexhepi gjithashtu ka qenë anëtare e Bordit Drejtues të SHSKUK-së në vitet 2021-2024.

Kandidati i fundit është Shqiprim Bajrami, kryetar i Sindikatës së Punëtorëve shëndetësor në QKSUK.

Ndryshe Bordi dje e ka emëruar edhe komisionin përzgjedhës për konkursin për drejtor të Qendrës Klinike Stomatologjike dhe qendrave të shëndetit mendor.

Në komision janë vendosur: Ardian Shefiu kryesues, dhe anëtarët Gëzim Murseli, Fikret Arifi, Hasan Ajeti dhe Niman Bardhi nga Ministria e Shëndetësisë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakDetaje të reja për gruan që abortoi me dyshimet për dhunim, ishte në javën e 21 të shtatëzanisë
Artikulli i rradhës Apnea e gjumit: Shkaqet, simptomat dhe trajtimi – Intervistë me Dr. Arsim Thaçi, somnolog

Ju sugjerojmë

Vetëvendosja siguron 51 ulëse në Kuvendin e Kosovës

13/06/2026 Lajme

Qendrat e Mjekësive Familjare me psikolog e logoped, nisin procedurat për rekrutim

13/06/2026 Lajme

Përfundon numërimi i votave në përfaqësi diplomatike, VV-ja merr mbi 83 për qind

13/06/2026 Lajme

Prof. Dr. Venera Berisha Muharremi prezanton inovacionin kosovar në ENDO 2026 në SHBA

13/06/2026 Lajme

SHBA: Dezinformatat për fruthin po shtyjnë prindërit të japin doza të rrezikshme të vitaminës A

12/06/2026 Lajme

Numërohen mbi 90 për qind të votave, kandidatët më të votuar në partitë kryesore

12/06/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.