Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ish-ministri Arben Vitia përfundimisht bëhet pjesë e kompanisë ‘Olive’

Lajme 13/05/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ish-ministri Arben Vitia është përfundimisht pjesë e kompanisë ‘Olive’ e cila zotëron disa laboratorë dhe së fundmi edhe një spital në Prishtinë.

Vitia raportohet se është punësuar në këtë kompani në cilësinë e drejtorit, shkruan Gazeta Shneta.

Se ish-ministri i Shëndetësisë tashmë është bërë pjesë e këtij institucioni shëndetësor privat, e konfirmon edhe një fotografi e publikuar në rrjetet sociale nga bashkëshortja e pronarit të kompanisë.

Pronar i kompanisë ‘Olive Medical Group’ është Fatmir Sejdiu me 80 për qind të aksioneve, ndërsa Blerim Bajqinca me 20 për qind.

Kjo kompani së fundmi ka blerë edhe spitalin “Sirona”, gjë për të cilën Gazeta ka raportuar edhe javë më parë. Bëhet fjalë për një shit-blerje milionëshe dhe pritet të shndërrohet në një spital të përgjithshëm.

Kujtojmë se Arben Vitia ka qenë ministër i Shëndetësisë me nga disa muaj dy herë radhazi në Qeverinë Kurti dhe Kurti 2. Në fund të shtatorit të vitit të kaluar ai dha dorëheqje nga kjo pozitë pasi kandidoi për kryetar të komunës së Prishtinës ku doli i dyti. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakAnëtarët e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi vizitojnë Organizatën “HANDIKOS”
Artikulli i rradhës Tre arsyje më shumë për të filluar konsumimin e ujit te bebi pas moshës 6-muajshe

Ju sugjerojmë

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.