Zakonisht, bebet duhet të fillojnë konsumimin e ujit pas muajit të gjashtë të zhvillimit të tij. Në këtë moshë, foshnjet marrin hidratimin përmes qumështit të gjirit ose formulës.
Mirëpo, uji para moshës gjashtë muajshe është i rrezikshëm sepse bebet mund të konsumojnë me shumë ujë në vend të qumështit të gjirit ose formulës për të cilën kanë nevojë ushqyese shkruan VeryWell Family, transmeton Gazeta Shneta.
Kjo mund të dërgojë në kequshqyerje, shkëputje të hershme nga qumështi i gjirit dhe rrit rrezikun për diarre ose infeksione.
Largimi i hershëm nga gjiri
Nëse i jepni fëmijës tuaj ujë në vend që ta ushqeni me gji, pa dashje mund t’i sinjalizoni trupit tuaj që të prodhojë më pak qumësht. Me kalimin e kohës, kjo mund të çojë në shkëputje të hershme të paqëllimshme.
Infeksion
Uji nuk është gjithmonë mjaftueshëm i pastër për sistemin tretës të bebit dhe mund të shkaktojë infeksione e deri te diarreja.
Diarreja është problematike sepse e vë bebin në rrezik dehidratimi. Ai gjithashtu liron trupin nga lëndët ushqyese që gjenden në qumështin e gjirit ose në formula përpara se ato të absorbohen në sistemin e bebin tuaj, duke shkaktuar potencialisht kequshqyerje.
Kequshqyerja
“Uji para 6 muajsh mund të krijojë një çekuilibër në elektrolitet e tyre dhe mund të ulë sasinë e qumështit ose formulës që pinë, duke hequr lëndët ushqyese që janë të rëndësishme për rritjen dhe zhvillimin e tyre,” shpjegon Aimee Tyler-Smith RD, Bed, dietologe. /Gazeta Shneta/