Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ish-zv.drejtori i SHPTA-së në QKUK, ia mësyn pozitës së drejtorit të Financave në RTK

Lajme 30/11/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ish-zëvendësdrejtori i Shërbimeve të Përbashkëta në Qendrën Klinike të Kosovës Driton Morina, ia ka mësyrë pozitës së drejtorit të Financave në Televizionin Publik të Kosovës.

Morina, i cili ishte shkarkuar nga pozita e zv.drejtorit të SHPTA-së në QKUK nga Bordi Drejtues pasi pozita e tij ishte e kundërligjshme, tashmë ka konkurruar për pozitën e drejtorit të Financave në RTK, shkruan Gazeta Shneta.

Driton Morina ishte punësuar në kohën kur shëndetësia udhëhiqej nga ish-ministri Uran Ismaili. Morina fillimisht ishte punësuar në cilësinë e monitoruesit të Klinikës Emergjente, e më pas ishte transferuar me konkurs të brendshëm në pozitën e zëvendës drejtorit të Shërbimeve të Përbashkëta.

Pozita e Morinës në QKUK është shuar nga menaxhmenti i SHSKUK-së, dhe i njëjti ishte risistemuar në një pozitë tjetër të zyrtarit administrativ në sektorin e recepsionit.

Për kandidimin e tij në RTK ka reaguar Sindikata e Punëtorëve të RTK-së. Kryetari i kësaj sindikate Fadil Hoxha ka thënë se menaxhmenti i RTK-së po vazhdon në mënyrë të kundërligjshme të procedojë këtë konkurs, pasi sipas tyre asnjë prej tre kandidatëve nuk i plotëson kriteret e konkursit.

Lexoni reagimin e plotë:

SPRTK: Po tentohet që drejtor i Financave, Administratës dhe Zyrës Ligjore në RTK, të zgjidhet personi i cili në kohën sa ka qenë Ministër i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ishte punësuar në pozitën, zëvendës drejtor i Shërbimeve të Përbashkëta në QKUK, pozitë kjo e cila ishte krijuar vetëm për të. Gjatë muajit gusht të këtij viti, kjo pozitë është shuar nga Bordi i SHSKUK-së, pasi që Auditori dhe Zyra Ligjore kanë konstatuar se është krijuar në mënyrë të paligjshme.

PRISHTINË, 30.11.2020- Menaxhmenti i RTK-së ka vazhduar në mënyrë të kundërligjshme ta procedojë konkursin për drejtor të Shërbimeve të Përbashkëta.

Për këtë pozitë kanë aplikuar tre kandidatë, njeri me diplomë në histori, tjetri në gazetari dhe i treti pa përvojë të mjaftueshme menaxheriale.

Kriteret e kërkuara në konkurs thonë se duhet fakulteti në drejtimin juridik ose në menaxhim biznesi, dhe së paku pesë vjet përvojë pune në medie ose fusha relevante (Të bashkangjitur gjeni dëshminë).

Sipas dëshmive që ka siguruar Sindikata, asnjëri prej aplikuesve nuk i ka plotësuar këto kritere, që do të thotë se ky konkurs do të duhej të anulohej që në fazën e parë.

Gjatë intervistës me gojë, përfaqësuesi sindikal përsëri ka kërkuar ta shohë dokumentacionin e aplikantëve, por edhe kësaj here është refuzuar nga komisioni i kryesuar nga drejtori gjeneral i RTK-së, Ngadhnjim Kastrati.

Kush është kandidati që po tentohet të zgjidhet në këtë pozitë?

Gjatë nëntorit të vitit 2018, sa ka qenë Ministër i Shëndetësisë Uran Ismaili, ShSKUK ka krijuar një departament të ri në Organogram dhe në atë departament është punësuar ky person, ku ka qendruar për më shumë se një vit. Pas shkuarjes së Uran Ismailit nga pozita e ministrit, Bordi Drejtues i ShSKUK-së e ka shfuqizuar organogramin i cili ishte krijuar në kundërshtim me statutin e ShSKUK-së. Menjëherë pas shfuqizimit te organogramit, ShSKUK si të kundërligjshme ka shpallur të gjitha pozitat e këtij departamenti, përfshirë pozitën e personit në fjalë, dhe i ka shuar ato.

Më poshtë dhe të bashkangjitur i gjeni shkeljet e konstatuara nga Auditori për këtë rast.

  1. Me datë 14.05.2018 ky person kishte nënshkruar kontratën për punë dhe detyra specifike, në cilësinë e Asistentit të drejtorit të SHPTA-së. Për këtë kontratë nuk ishin zhvilluar procedurat e parapara me ligjin e Punës.
  2. Me datë 17.10.2018, i njetji person kishte krijuar marrëdhënie pune në pozitën Menaxher i përmirësimit të Cilësisë të Shërbimeve në Klinikën Emergjente. Kjo pozitë nuk ishte në përputhje me Statutin e QKUK-së. Po ashtu procedurat e rekrutimit për këtë pozitë janë zhvilluar në kundërshtim me Udhëzimin Administrativ Nr. 07/2017.
  3. Me datë 23.10.2019, po ky person avancohet në pozitën inekzistente në Statutin e QKUK-së, zëvendës drejtor i SHPTA-së duke e shkelur kështu nenin 11 pikën 1 të Statutit.

Tani, prej tri pozitave të kundërligjshme në QKUK, Menaxhmenti i RTK-së ka tendencë që këtë person ta punësojë në RTK, në pozitën ku kërkohen së paku pesë vjet pervoje pune në menaxhim të medieve apo fushave relevante.

Po ashtu gjatë intervistës me gojë, që është monitoruar nga përfaqësuesi i Sindikatës, është parë se ky person ka  mungesë te njohurive  elementare për këtë pozitë.

Bazuar në performancën e dobët gjatë intervistës me gojë, SPRTK ka dyshime të bazuara se ka pasur manipulim edhe të testit me shkrim, i cili nuk i është ofruar në disponim përfaqësuesit sindikal.

SPRTK fton edhe njeherë organet e hetuesisë që ta hetojnë këtë proces i cili është i manipuluar që prej fillimit të tij. Manipulimi si në procedura ashtu edhe në vlerësim të performancës është lehtë i vërtetueshëm.

Poashtu, Inspektoriati i Punës dhe hetuesia do të duhej të marrim përgjigje nga Menaxhmenti i RTK-së në pyetjet:

  1. A i ka plotësuar ndonjeri prej aplikantëve kriteret e konkursit?
  2. Sa persona kane hyrë në test me shkrim?
  3. Cili prej tyre e ka të kryer ekonomikun apo juridikun dhe i ka së paku pesë vjet përvojë pune në medie apo fusha relevante?
  4. Si e shpjegoni faktin që kandidati me diplomë në histori të thirret në intervistë?
  5. Si e shpjegoni faktin që kandidati me pervojën e vetme në menaxhimin e kafiterive të thirret në intervistë?
  6. Cila eshte relevanca në mes të menaxhimit te kafiterive dhe Medieve?

Me respekt,

Fadil B.Hoxha

Kryetar i SPRTK-së

Artikulli paraprakNivelet e larta të vitaminës D gjatë shtatzënisë mund të ndikojnë në koeficientin e inteligjencës së fëmijëve
Artikulli i rradhës Mjekimi ASTO i bajameve (krenikëve) bëhet në këtë klinikë në Prishtinë

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.