Nivelet e larta të vitaminës D gjatë shtatzënisë mund të ndikojnë në koeficientin e inteligjencës së fëmijëve

2020-11-29 në ora 18:16

Studimet kanë treguar një korrelacion mes koeficientit të inteligjencës (IQ) te fëmija dhe nivelet e larta të vitaminës D gjatë shtatzënisë te nëna.

Kuptohet se vitamina D është e nevojshme për zhvillimin e truit të fetusit, por studimet e tanishme kanë treguar efektet në fëmijërinë e hershme të vitaminës D shkruan VeryWellFamily, transmeton GazetaShneta.

Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU

Nivelet e koeficientit të inteligjencës në fëmijërinë e hershme konsiderohen të qëndrueshme dhe mund të kenë ndikime të mëvonshme në aspektin akademik.

Studimi i botuar në “The Journal of Nutrition”, observoi 1,000 gra shtatzëna rreth niveleve të vitaminës D në tremujorin e dytë të shtatzënisë.

Ndërkohë, fëmijët e tyre u vëzhguan nga mosha 4-6 vjeçare dhe i’u nënshtruan një testi të specializuar të inteligjencës.

Autorja kryesore, Melissa Melough raportoi se rezultatet treguan se, sa më të larta janë nivelet e vitaminës D përgjatë shtatzënisë, aq më i lartë është IQ i fëmijës./GazetaShneta/