Imagjinoni që sapo keni lindur dhe motrat ua sjellin beben për ta ushqyer me gji dhe pas kësaj ju e kuptoni se bebja në fakt është e dikujt tjetër.
Kjo i ka ndodhur nënës Lisa Carthy, kur ajo mori në gji beben e saj për herë të parë, shkruan KidSpot, transmeton Gazeta Shneta.
“E mora beben nga motrat medicinale, por më pas e vërejta se kishte tjetër emër”, ka treguar nëna.
Por ajo u tmerrua edhe më keq, kur e kuptoi se bebja e saj ishte marrë nga dikush tjetër.
Dhe nëna u trondit kur e kuptoi se bebja e saj Amira ishte vendosur në inkubator për shkak të vështirësive në frymëmarrje dhe nuk ishte në dijeni fare.
“U shokova kur e mora vesh se bebja ishte vendosur në inkubator dhe nuk më tregonin arsyen”, ka rrëfyer ajo.
Ngjarja ndodhi në spitalin ‘Pinderfields’ në Britani të Madhe. /Gazeta Shneta/