Ishte tetë muaj shtatzënë dhe nuk e kuptoi! E kuptoi shtatzënë ditën kur lindi
Cilla Ward ka historinë më të veçantë nga secila grua shtatzënë.
Përderisa shumë femra mezi nuk presin të bëjnë teste të shtatzënisë, ajo mbajti në barkun e saj për tetë muaj një foshnje pa e ditur, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Shneta.
Cilla e kuptoi se ishte shtatzënë kur dhimbjet iu shpeshtuan dhe ajo e vizitoi një mjek.
Ky i fundit i bëri një ultrazë dhe me hapi të madhe e pa që një zemër e dytë po rrihte brenda trupit të Cillas.
“Unë isha e hutuar dhe mendova se ai e kishte fjalën për rrahjen e zemrës sime, por ai më pas më tregoi se ishin dy”, u shpreh e habitur ajo.
“Ai më tha: ‘Ti po e mban një fëmijë dhe do ta lindësh sot’”, tregon e shokuar kjo nënë.
Cilla tetë orë më vonë i dha jetë një vajzë të bukur të cilën e quajti Dollyanna.
Por, si kishte ndodhur një gjë e tillë? Cilla bënte një jetë të shfrenuar bashkë me miqtë e saj, duke organizuar ahengje gati çdo fundjavë.
Sa herë që ajo kishte simptoma shtatzënie, fajin ia hidhte alkoolit, derisa dhimbjet u bënë të padurueshme.
Kjo ngjarje ka shokuar gjithë mjekët në Dublin, aty ku ajo i dha jetë vajzës së saj.
Cilla tani i ka rënë pishman për jetën që ka bërë gjersa ishte shtatzënë. Një jetë e tillë ka munduar t’ia humbas asaj foshnjën. /Gazeta Shneta/