Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili ka rikthyer idenë e paraardhësit të tij Imet Rrahmani, për një projekt 50 milionë euro për investime në pajisje për të gjitha klinikat e QKUK-së.
Ky projekt ishte miratuar nga Qeveria e Kosovës në kohën kur udhëhiqej nga Isa Mustafa, por i njëjti ka mbetur vetëm në sirtar. Qeveria e asaj kohe pati deklaruar se do të kërkojnë një donator ose kredi për ta çuar deri në fund, shkruan Gazeta Shneta.
Projekti pati dështuar dhe tani me idenë e njëjtë është rikthyer edhe nga ministri Uran Ismaili. Këtë e ka njoftuar sot në një postim në Facebook. Por ai do të bëj projekt të ri, ndonëse e ka një të gatshëm në tavolinë.
“Me kërkesën tonë ka nisur studimi i fizibilitetit për SHSKUK-në, i cili i hapë rrugë projektit prej 50 milionë eurosh për blerjen e pajisjeve mjekësore. Për 8 muaj, do ta kemi gati dokumentin strategjik, në bazë të të cilit do të investojmë kredinë 50 milionëshe në spitalet tona. Ngadalë do t’i vijë fundi edhe problemit me pajisje”, thuhet në postimin e tij.