Takimi i mbajtur në ditën e diel në mes Ministrit të Shëndetësisë dhe ish-ministrit slloven të Shëndetësisë, njëherësh i angazhuar edhe si konsulent në shtetin e Kosovës, ka dalur të jetë i frytshëm. Në mënyrë unanime, që të dy kanë marrë vendim që të thellojnë bashkëpunimin në fushën e infermierisë.
Këtë dhe deklarime të tjera Ismaili i ka bërë në një intervistë në Radio Dukagjini, në kuadër të emisionit ‘Magazina’.
“Dje kemi pasur një takim me ish ministrin slloven, i cili është i angazhuar si konsulent në Kosovë. Jemi duke përgatitur plane, do të shohim shumë shpejtë dy eksperte të infermierisë që do të vijnë në Kosovë. Dhe kështu do të fillojnë hapat e parë, do të fillojnë investimet e para në trajnimet e ndryshme që do të ndodhin në infiermeri. Por, po ashtu siç e kam cekur, do të shkojnë edhe në vizita studimore dhe në vizita për trajnime në Slloveni”, tha ministri.
Takimi me ish-ministrin e shëndetësisë sllovene është mbajtur më 7 Janar, përkatësisht ditën e djeshme.
Ky takim kishte për qëllim fuqizimin e fushës infermierike, si shtyllë kryesore e rritjes së cilësisë të shërbimeve për pacientët.
Ministri Ismaili punon edhe të dielën, sigurohet ta mësojnë të gjithë
I pari i shëndetësisë foli edhe për çështjet që kërkojnë trajtim urgjent në këtë vit, ku tha se prioritet do të ketë çështja e barnave.
Për zgjidhjen e këtij problemi, Ismaili tha se do të fokusohen gjatë gjashtë-mujorit të parë të këtij viti.