Sipas njoftimit të policisë, dy gra janë gjetur të vrara në mëngjesin e të hënës në Kantonin e Aargaut në Zvicër.
Rastin e ka konfirmuar policia e këtij rajoni për gazetën ”Blick” transmeton Lajmi.net.
Si i dyshuar për vrasjen e dyfishtë është arrestuar një kosovar i moshës 54-vjeçare.
Ndërsa forenzika po rishikon detajet e vrasjes, prokurori ka hapur një procedurë hetimore duke e ndërlidhur këtë rast me vrasje për mosmarrëveshje familjare për faktin se dy femrat e vrara kishin afërsi familjare me të dyshuarin.
‘Blick’ ka publikuar një fotografi të të dyshuarit, nga momenti i arrestimit të tij nga policia. / Gazeta Shneta