Dy raste të variantit të koronavirusit të zbuluar për herë të parë në Indi janë identifikuar në Itali, tha një guvernator rajonal – ditën e hënë.
Luca Zaia, guvernator i rajonit verior të Venetos, tha se rastet u gjetën në fshatin Bassano dhe janë rasti i një babai më të bijën, që u kthyen kohët e fundit nga India shkruan CNN përcjell Gazeta Shneta.
Të dielën, Italia ndaloi hyrjen në vend të udhëtarëve që ishin në Indi në 14 ditët e fundit.
Banorët italianë që kthehen nga India duhet të bëjnë një test Covid-19 si gjatë nisjes dhe mbërritjes në Itali dhe duhet t’i nënshtrohen një karantine të detyrueshme 14-ditore. /Gazeta Shneta/